Flash News

E-TJERA

Një ekip i NATO-s në Shqipëri për sulmet kibernetike, zyrtari i lartë: Nuk jeni vetëm, do ju mbështesim

Një ekip i NATO-s në Shqipëri për sulmet kibernetike,

Një ekip i NATO-s ka mbërritur në Shqipëri, për të asistuar qeverinë pas sulmeve kibernetike. Vizita vjen pas komunikimit të Kryeministrit Edi Rama me Sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës Jens Stoltenberg. 

Zëvendës ndihmës sekretari i përgjithshëm i NATO-s për sfidat dhe zhvillim të sigurt z. James Appathurai në një konferencë me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi tha se Shqipëria do të ketë ndihmën dhe mbështetjen e NATO-s në lidhje me sulmet kibernetike pasi vendi ynë u sulmua muajt e fundit nga Irani.

Zyrtari i NATO-s tha se ai dhe ekipi i tij erdhën në Tiranë për të bërë një koordinim më të mirë për të ndihmuar vendin tonë.

“Të gjitha vendet e NATO-s e njohin sulmin që i është bërë Shqipërisë dhe sigurisht e mbështesin atë në këtë drejtim. Ky është dhe mesazhi që Sekretari i Përgjithshëm i dha kryeministrit Rama në takimin e kaluar. Sigurisht doja të theksoja dhe përpjekjet e shumta që ka bërë shteti shqiptar duke nisur nga qeveria deri poshtë te niveli i ulët për të përballuar këto sulme që janë bërë. Sigurisht ndihma ka ardhur nga NATO, ka ardhur në nivel teknik nga vende të ndryshme të NATO-s, por edhe në nivelin individual nga struktura të ndryshme.

Unë dhe ekipi im kemi ardhur këtu për disa arsye të ndryshme, por fillimisht arsyeja kryesore është për të parë situatën dhe për të bërë një koordinim të aleatëve dhe zyrave qendrore të NATO-s në lidhje me sulmin kibernetik që ka ndodhur, për të parë nevojat afatgjata që i nevojiten Shqipërisë për të ndërtuar një rrjet mbrojtjeje ndaj këtyre sulmeve kibernetike dhe Shqipëria po bën hapa përpara në këtë fushë”, u shpreh Appathurai.

 

Të fundit