Flash News

E-TJERA

Një faturë “e kripur” për taksapaguesit, sa i kushton SPAK shqiptarëve

Një faturë “e kripur” për taksapaguesit, sa i kushton

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) mund t’i kushtojë buxhetit të shtetit miliona euro, për hetimin e shifrave dhe dosjeve të korrupsionit dhe abuzimeve.

Kështu, SPAK është një faturë “e kripur” për taksapaguesit shqiptarë, të cilët presin që hetimi i strukturës së posaçme të vendosë në filtra politikanët e korruptuar dhe të përfshirë në krimin e organizuar.

Burime zyrtare pranë SPAK, bëjnë me dije se ‘fatura’ që buxheti i shtetit duhet të paguajë për SPAK në vitin 2022, shkon në afro 855 milionë lekë, raporton A2 CNN.

Pjesa më e madhe e kësaj shume shkon për pagat dhe kontributet e sigurimeve shoqërore të prokurorëve të posaçëm, agjentëve të BKH-së dhe punonjësve të tjerë të institucionit. Për pagat është parashikuar në buxhet, shuma pre 697 milionë lekë.

Për shpenzime të tjera, si kostot për të funksionuar dhe pasur efiçencë të plotë në hetimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, janë parashikuar 128 milionë lekë.

30 milionë lekë nga buxheti do të shkojnë për blerjen e mjeteve dhe pajisjeve elektronike apo investime të tjera, në kuadër të punës për hetimet.

Të fundit