Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“Një ferr i vërtetë”, ish-këshilltari holandez i Etilda Gjonaj letër Ramës: Drama që përjetova në Spitalin e Traumës, njerëzit mund të vdesin kot

Ton Daans, një shtetas holandez që punon si ekspert ndërkombëtar në fushën e riedukimit, por që që ka shërbyer edhe si këshilltar në Shqipëri për Ministrin e Drejtësisë kur drejtohej nga Etilda Gjonaj, i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama.
Përmes kësaj letre të detajuar, të publikuar nga Lapsi.al, Daans rrëfen incidentin që i ndodhi disa ditë më parë në Tiranë dhe më pas dramën që përjetoi në Spitalin e Traumës.
Ai tregon një nga një kushtet e këqija dhe infrastrukturën e dobët në të cilat ndodhet sot sistemi shëndetësor shqiptar.
Madje, në përshkrimin e tij, eksperti holandez shkruan se me kushtet dhe shërbimin mjekësor me të cilin u përball në spitalin e Traumës, i dukej sikur ishte lthyer prapa në kohë, në vitet gjashtëdhjetë (holandeze) të shekullit të kaluar.
Letra e plotë:
I dashur zoti Edi Rama,
Emri im është Ton Daans. Jam një shtetas holandez, ish drejtor burgu në pension dhe që nga viti 2017, ndër vende të tjera kam ardhur edhe në Shqipëri, si ekspert jorezident në fushën e riedukimit. Kam qenë i përfshirë në disa projekte dhe, në vitet 2018, 2019 dhe 2020, kam qenë ‘këshilltar personal ndërkombëtar për burgjet’ i ministrit shqiptar të Drejtësisë.
Kjo letër nuk ka të bëjë me mua, por po përdor një ngjarje (të rëndë) private që më ka ndodhur së fundmi për t’ju drejtuar shqetësimet e mia, jo përsa i përket gjendjes së burgjeve, por gjendjes së sistemit shëndetësor në vendin tuaj.
Dua të ndaj përvojën tim dramatike me ju. Gjithashtu, dëshiroj ta ndaj atë me ministrin shqiptar të shëndetësisë, me ambasadorin holandez në Shqipëri, kryesuesin e delegacionit të Bashkimit Evropian, komisionin parlamentar shqiptar për kujdesin shëndetësor, partinë shqiptare në pushtet, opozitën politike, shoqërinë civile shqiptare si dhe me disa media shqiptare. Jam i bindur që përvoja ime me shumë gjasa është e ngjashme dhe e krahasueshme me përvojat e shumë bashkëqytetarëve tuaj shqiptarë. E di që nuk jam shtetas shqiptar, por pas asaj përvoje më qau zemra për të gjithë shqiptarët. Cili është shkaku i drejtpërdrejtë që po shpreh këto shqetësime?
Të shtunën e datës 16 prill 2022, në orët e vona të mbrëmjes, u lëndova pas një rrëzimi në një nga trotuaret e shumta të lëna pas dore në qytetin e Tiranës. Pata lëndime të rënda në ballë, në hundë dhe në krahun e djathtë.
Aksidenti më ndodhi në cep të kryqëzimit të Bulevardit Zogu I dhe Rrugës Reshit Petrela. Pas këtij incidenti, një miku im shumë i mirë personal (me njohje të mirë të gjuhës angleze) më çoi në një spital të traumës, të quajtur ‘Spitali Universitar i Traumës’, në departamentin ‘Urgjenca e Traumës’. Qëndrova në atë spital për disa orë dhe mu duk sikur isha kthyer prapa në histori. Sikur po udhëtoja përmes një ‘makine të udhëtimit në kohë’ në vitet gjashtëdhjetë (holandeze) të shekullit të kaluar.
I dashur zoti Edi Rama, le t’jua tregoj përvojën time në atë spital duke ju kërkuar, me dashamirësi, t’a merrni atë parasysh nga një këndvështrim i caktuar. Dikur, rusi i madh Fjodor Dostojevski ka shkruar se “shkalla e qytetërimit në një shoqëri mund të gjykohet duke hyrë në burgjet e saj”. Jam plotësisht dakord me përmbajtjen e këtij citimi dhe, për mendimin tim, termi ‘burgje’ mund të zëvendësohet edhe me institucione të tjera shërbimesh sociale të shoqërisë, si institucionet psikiatrike apo dhe spitalet e përgjithshme. Kujdesi shëndetësor, ashtu sikurse çështje të tjera thelbësore si p.sh. Shteti i së Drejtës, është një nga shtyllat esenciale të ndërtimit të një shoqërie të mirëbalancuar e të civilizuar. Ai është një ndër parakushtet e mirëqenies së të gjithë qytetarëve në një shoqëri.
Po ju bëj një përshkrim shumë të detajuar, pasi mendoj se është e nevojshme të më kuptohen shqetësimet si dhe përfundimet/konsideratat që po parashtroj, megjithëse supozoj se jeni plotësisht i vetëdijshëm për ekzistencën e shumë pikave të dobëta në sistemin shëndetësor shqiptar. Për më tepër, dua të theksoj se nuk po fajësoj stafin mjekësor të spitalit. Jam i bindur se mangësitë sistemike dhe organizative janë shkaku i “të metave” dhe i cilësisë së dobët të shëndetësisë shqiptare. Vërejtja ime kryesor ishte se stafi duhet të ofrojë kujdes shëndetësor të mirëkoordinuar, ndërkohë që kushtet e spitalit nuk e lejonin një gjë të tillë. Këto kushte ishin të vjetëruara. Stafi mjekësor ishte i detyruar të mjaftohej me atë që kishte. Ai përballej dukshëm me mangësi sistemike. Çka është një fakt klinik!
Së pari, dëshiroj t’ju paraqes disa fakte (klinike) dhe disa vërejtje personale:
1) Gjatë vizitës time në spital takova shumë infermierë dhe disa mjekë. Vetëm njëri mjek (kirurg i përgjithshëm) e kuptonte mirë gjuhën angleze. Nëse nuk do të isha i shoqëruar nga miku im personal shqiptar, çdo bisedë normale me personelin mjekësor në këtë spital universitar do të ishte e pamundur për shkak të pengesës së dukshme gjuhësore;
2) Në departamentin e urgjencës që vizitova nuk kishte pajisje kompjuterike dhe informacionet rreth meje, si lëndimet etj. u shkruan me dorë në ca blloqe të mëdhenj;
3) Nuk kishte letër higjienike për pacientët, si dhe nuk kishte ujë të pijshëm;
4) Në banjë nuk kishte ujë në rezervuarin e ËC-së;
5) Gjatë trajtimit tim privatësia ime (si pacient) nuk u respektua absolutisht;
6) Në departamentin e radiologjisë ata përdorën një aparat me rreze X, që dukej të ishte blerë shumë dekada më parë;
7) Si pacient në dhomën e radiologjisë mu desh të gjunjëzohesha në pllakat e dyshemesë për të vendosur krahun tek aparati sepse nuk kishte karrige apo stola të përshtatshëm për ta bërë këtë ulur. Në moshën 68-vjeçare dhe i lënduar rëndë, kjo ishte një ‘torturë’, një ferr i vërtetë;
8) Pasi qepa plagët, mu desh të qëndroja në një lloj dhomë vëzhgimi, por shtrati që përdora nuk kishte çarçafë të pastër;
9) Për shkak se një mjek kishte diagnostikuar një frakturë në krahun tim të djathtë, krahu u fut në allçi. Gjatë këtij procesi u intervistova edhe nga punonjës policie për aksidentin dhe procesi u desh të ndërpritej për një kohë të shkurtër sepse punonjësit e policisë kishin nevojë për nënshkrimin tim;
10) Në spital nuk kishte fasho (nga ato që përdoren për të mbajtur krahun e dëmtuar të futur në allçi) dhe mu desh ta blija në një farmaci të qytetit.
11) Kërkova disa herë një dokument mjekësor për t’ia dorëzuar mjekut tim të familjes në Holandë. Pas disa refuzimesh, më në fund një infermiere (e një ambulance që ishte aty), e cila nuk ishte në procesin e trajtimit tim, shkroi disa informacione në një fletë jozyrtare. Shënimet ishin shkruar me dorë dhe ‘dokumenti’ nuk kishte as datë, as firmë dhe as vulë. Në këtë letër kishte dy diagnoza dhe unë vura re se një nga diagnozat binte ndesh me diagnozën e parë (të shprehur gojarisht) të kirurgut të përgjithshëm; në fakt diagnoza e shkruar me dorë ishte e kundërta e diagnozës verbale që më paraqiti kirurgu i përgjithshëm. Do shkruaj më poshtë rreth kësaj teme më vonë;
12) U thashë disa herë në spital se përdorja hollues gjaku çdo ditë, pas një embolie pulmonare spontane, jo të lidhur me Covid, që kam kaluar në dhjetor 2020; edhe për këtë do të shkruaj më poshtë;
13) Grafitë me rreze X i mora me vete në Holandë (me lejen e personelit mjekësor);
14) Një nga anëtarët e stafit mjekësor më pyeti nëse kishte mjek holandez në Ambasadën Hollandeze në Tiranë. Nuk e kuptova pse ma bëri këtë pyetje.
Së dyti, për shkak të aksidentit dhe lëndimeve mu desh të ndërpres misionin dhe të kthehem në vendlindje të hënën më 18 prill, më herët nga sa ishte planifikuar. Pas kthimit në vendlindje, Eindhoven, kontaktova menjëherë një specialist traumash në spitalin tonë lokal. Dua të ve në dukje disa përfundime të jashtëzakonshme të këtij specialisti në spitalin holandez:
A) Materiali i allçisë së përdorur në krahun tim ishte shumë i dobët. Krahu duhet të ishte fiksuar. Nuk ishte bërë siç duhet. Pas disa orësh vura re se te pjesa e brrylit allçia ishte varur. Ky është gabimi 1.
B) Specialisti holandez i traumatologjisë pas kontrollit të fotove shqiptare me rreze X dhe pasi bëri disa analiza mjekësore konkludoi se NUK kishte frakturë në krah, por një kontuzion të rëndë; pra në spitalin shqiptar të traumës është bërë një diagnozë krejtësisht e gabuar. Allçia (e thyer/varur) u hoq. Diagnoza e gabuar është gabimi 2.
C) Diagnoza e shkruar me dorë për krahun ishte “fractura olecrani”; sipas specialistit holandez kjo diagnozë është krejtësisht e gabuar. Ky është gabimi 3.
D) Diagnoza e shkruar me dorë për kokën ishte “kontuzion Capitis ET VLC”; sipas specialistit holandez krejtësisht gabim. Ky është gabimi 4.
E) Siç u përmend më herët, diagnoza e shkruar me dorë gjithashtu nuk ishte në përputhje me diagnozën e kirurgut të përgjithshëm. Ky është gabimi 5.
F) Duke marrë parasysh faktin se kam vuajtur nga një dëmtim i rëndë në kokë dhe duke marrë parasysh përdorimin e holluesve të gjakut, sipas standardeve mjekësore të pranuara ndërkombëtare, personeli mjekësor duhet të kishte kryer një ekzaminim me CT skaner. Nëse një pajisje e tillë nuk disponohej, atëhere personeli mjekësor duhet të kishte marrë vendimin e shtrimit në spital për të paktën 48 orë për vëzhgim dhe mbikëqyrje, pasi ekzistonte rreziku për hemoragji të brendshme në kokë. Ky është gabimi 6.
G) Nuk ka pasur fare ekzaminim neurologjik, as nga kirurg, as nga një infermiere, as nga një neurolog. Ky është gabimi 7.
H) Mu dha një deklaratë se isha ‘i aftë për fluturim’; por, bazuar në konsideratat e përmendura në F, ishte gabim të jepej një deklaratë e tillë.
Më domethënëse është se kjo deklaratë është dhënë pa asnjë ekzaminim neurologjik apo teste të shkurtra neurologjike. Në bazë të deklaratës fluturova pasditen e së hënës 18 prill vetëm 38 orë pas aksidentit. Specialisti holandez ishte i mendimit se stafi mjekësor në Tiranë kishte ndërmarrë një rrezik të papërgjegjshëm. Kombinimi i dëmtimit të kokës, holluesi i gjakut, presioni në kabinën e avionit mund të kishin shkaktuar një hemnoragji të brendshme në kokë/tru. Ky është gabimi 8.
I) Pasi dola nga spitali, më kthyen në hotel. Askush nuk më këshilloi të mos qëndroja vetëm për shkak të rrezikut të një hemoragjije të brendshme në kokë. Mbikëqyrja në hotel duhet të ishte një ‘conditio sine quo non’. Megjithatë, nuk mu këshillua një gjë e tillë. Ky është gabimi 9.
Gjithsesi, jam mirënjohës që plaga në kokë m’u mbyll me qepje, por veç kësaj, pothuajse gjithçka tjetër ishte ‘nën optimale’ në këtë spital universitar, ku stafi mjeksor ishte i detyruar të punonte me pajisje të vjetruara dhe pa asnjë kompjuter. Për më tepër, më ra në sy një proces pune kaotik, pa një sistem të qartë detyrash, autorizimesh dhe përgjegjësish. Qasja ishte krejtësisht e papërqendruar te pacienti, komunikimi ishte konfuz, sistemi i regjistrimit plotësisht i pamjaftueshëm dhe proceset e punës jo të mira dhe jo të organizuara në mënyrë efektive. Për më tepër, pata përshtypjen se disa anëtarë të stafit nuk ishin të mirëarsimuar dhe disa prej tyre silleshin sikur të ishin krejtësisht të painteresuar dhe të pamotivuar.
Për mendimin tim të gjitha këto fakte që rreshtova flasin për mundësi fatkeqësish të pamendueshme. Kryeministër, nuk bëhet fjalë për mua, unë arrita të shkoj në shtëpi, të vizitohem në një spital modern të Evropës Perëndimore të pajisur mirë. Por, qytetarët shqiptarë, duke përjashtuar ata pak të pasur e të lumtur në vendin tuaj, i nderuar Kryeministër, nuk mund të udhëtojnë jashtë vendit.
Kam frikë, dhe kjo nuk është e paimagjinueshme, që aty njerëzit vdesin më kot, gjë që mund të jetë një skenar realist në spitalin e traumës ose në spitale të tjera shtetërore.
Para se të hyja në këtë spital më 16 prill 2022, gjatë viteve të kaluara, kam dëgjuar shumë për cilësinë dhe standardet e shërbimit shëndetësor shqiptar. Për ‘ikjen e trurit’, për demotivimet, për korrupsionin, për dallimet mes klinikave shtetërore dhe private. Ka shumë që konfirmojnë se për shkak të kujdesit të dobët shëndetësor, njerëzit po vdesin.
I dashur kryeministër, shëndetësia nuk është çështje përfitimi. Është detyrë thelbësore e shtetit që të garantojë një akses (të mirë dhe falas) për të gjithë qytetarët në një sistem të mirë-koordinuar të kujdesit shëndetësor. Bazuar në eksperiencat e mia, natyrisht në kombinim me ato që kam dëgjuar dhe ato që kam lexuar, kam mendimin modest se në këtë aspekt ka disa fusha domethënëse për përmirësim. Janë sfida të vërteta.
Shërbimi i mirë shëndetësor lidhet drejtpërdrejt me të drejtat e njeriut. Dhe respektimi i të drejtave të njeriut në të gjitha aspektet është një parakusht për një shkallë të pranueshme civilizimi. Jam i bindur se zoti Fjodor Dostoevsky do të pajtohej me mua se shkalla e qytetërimit të shoqërisë suaj nuk është në përputhje me standardet evropiane në lidhje me kujdesin shëndetësor.
Për më tepër, i nderuar zoti Edi Rama, për mendimin tim shëndetësia nuk mund të jetë kurrë një element ekuilibri në buxhetin e shtetit. Kur eci në rrugët e Tiranës dhe krahasoj pejsazhin urban të qytetit me nja dy vite më parë, vë re se ka shumë para për të realizuar ndërtime. Ndoshta do më fajësoni se po krahasoj mollët me portokallet dhe do të dëshironit të ndalja së adresuari këto vërejtje kritike.
Megjithatë, është qëllimi im i ndershëm dhe i sinqertë, të bëj avokatin e qytetarëve të thjeshtë të vendit tuaj të bukur në emër të përmirësimit të aksesit në një sistem të mirë shëndetësor për të gjithë shoqërinë tuaj. Mendoj se ky parim i solidaritetit do t’ju tërheqë si kryetar i Partisë Socialiste (PS) në pushtet.
Kryeministër, shpresoj që këtë letër të mos e quani si të mbinxehur emocionalisht, apo më keq, si incident. Unë sinqerisht shpresoj se kjo letër do të kontribuojë në disa rishqyrtime themelore. Dhe ju lutem vini re, kryeministër, mos harroni kujdesin psikiatrik, kujdesin shëndetësor në burgje dhe komisariate dhe psikiatrinë ligjore në institucionet tuaja të vuajtjes së dënimit. Bazuar në një model gjithëpërfshirjeje, të gjithë qytetarët shqiptarë, të rinj, të moshuar, të lirë, të burgosur, kanë të drejtë të kenë akses në një sistem shëndetësor të ekuilibruar dhe të mirëorganizuar.
Ju pershendes me përzemërsi,
Ton Daans
Këshilltar ndërkombëtar në fushën e riedukimit.
Eindhoven, Holandë, 26 Prill 2022
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38