Flash News

E-TJERA

Një gjeneral i lartë britanik për të ‘goditur’ emigracionin ilegal të shqiptarëve

Një gjeneral i lartë britanik për të ‘goditur’

Britania e Madhe ka caktuar një gjeneral të lartë i cili ka shërbyer më herët në Afganistan, Bosnje-Hercegovinë dhe në luftën e Gjirit, për të p[penguar kalimet dhe emigracionin e paligjshëm të shqiptarëve drejt Britanisë.

‘Daily Mail’ raporton se bëhet fjalë për gjeneralin e lartë Stuart Skeates, i cili do të marrë rolin e koordinatorit special për migrimin ilegal të shqiptarëve. Skeates ka punuar më parë edhe si këshilltar i Kancelarit të Dukatit të Lancasterit, duke parandaluar shfrytëzimin e njerëzve nga trafikantët e qenieve njerëzore.

Gjeneral Skeates është rekrutuar për të trajtuar problemin në rritje të kalimeve të emigrantëve të paligjshëm shqiptar drejt Britanisë përmes Kanalit.

Që nga fillimi i vitit më shumë se 37,000 emigrantë kanë arritur në tokën britanike - të paktën 10,000 besohet të jenë nga shteti ballkanik.

Numri i shqiptarëve që mbërrinin përtej Kanalit u rrit në fillim të verës dhe tani ata përbëjnë rreth 60 për qind të të ardhurve nga Franca veriore. Skeates pritet të punojë me qeverinë shqiptare për të ndihmuar në luftimin e bandave të trafikimit pas rritjes.

Të fundit