Flash News

E-TJERA

Një grup gjyqtarësh dhe prokurorësh amerikan në Tiranë, sqaron ambasada e SHBA

Një grup gjyqtarësh dhe prokurorësh amerikan në Tiranë,

Gjyqtarë dhe prokurorë amerikan kanë mburritur në Tiranë.

Sipas ambasadës së SHBA në Tiranë ata do të takohen me prokurorë e gjyqtarë të SPAK-ut dhe Gjykatave Speciale, si dhe me zyrtarë të institucioneve të tjera të drejtësisë.

Në një reagim në rrjetet sociale, ambasada sqaron se në Shqipëri vizita e tyre përforcon mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për reformën në drejtësi. 

"Sot, Ambasada në Tiranë priti të nderuarën Trina Higgins, Prokurore e SHBA-së për Distriktin e Utah; Kryegjyqtarin Robert Shelby, nga Gjykata e Qarkut të Utah; dhe gjyqtaren Paige Petersen e Gjykatës së Lartë të Utah.

Gjatë pesë ditëve në Shqipëri, ata do të takohen me prokurorë e gjyqtarë të SPAK-ut dhe Gjykatave Speciale, si dhe me zyrtarë të institucioneve të tjera të drejtësisë për t’u shkëmbyer mbi sundimin e ligjit dhe parimet e qeverisjes së mirë.

Vizita e gjyqtarëve dhe prokurorëve përforcon mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për reformën në drejtësi në Shqipëri", njofton ambasada e SHBA. 

Të fundit