Flash News

E-TJERA

Një hap larg Euro 2024, FSHF bën gati premion "e majme" për kuqezinjtë

Një hap larg Euro 2024, FSHF bën gati premion "e majme"

Kombëtarja shqiptare është vetëm 1 pikë larg kualifikimit në fazën e grupeve të Euro 2024, që do të zhvillohet në Gjermani.

Vetëm pjesëmarrja do t’i sillte FSHF-së 9.25 milionë euro fitim. Ndërsa fitorja në fazën e grupeve do të sillte 1.5 milionë dhe barazimet 750 mijë euro.

Përveç premios nga UEFA, Federata ka vendosur të japë 4.5 milionë euro shpërblim për lojtarët dhe stafin teknik, teksa nga këto mësohet se shuma prej 3.5 milionë eurosh do t’u shpërndahet vetëm futbollistëve, ndërsa kontrata e brazilianit Sylvinho në rast kualifikimi parashikon një premio prej 1 milion eurosh shtesë.

Kombëtarja ka edhe dy ndeshje të mbetura këtë muaj ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe.

Të fundit