Flash News

E-TJERA

Një humbje jete dhe 191 qytetarë të infektuar nga Covid-19

Një humbje jete dhe 191 qytetarë të infektuar nga Covid-19

Një person ka humbur jetën nga Covid-19 në vendin tonë në 24 orët e fundit, raporton Ministria e Shëndetësisë.

Sipas raportit ditor, nga 1743 testime, kanë rezultuar 191 qytetarë të infektuar. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 68 pacientë, nga të cilët 11 janë në gjendje më të rënduar.

“Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1743 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 191 qytetarë, në këto bashki:

72 qytetarë në Tiranë, 14 në Fier, 11 në Sarandë, 10 në Durrës, 9 në Vlorë, nga 7 qytetarë në Elbasan, Gjirokastër, nga 5 qytetarë në Berat, Pogradec, 4 në Përmet, nga 3 qytetarë në Gramsh, Mirditë, Lezhë, Shkodër, nga 2 qytetarë në Pukë, Lushnje, Divjakë, Selenicë, Himarë, Delvinë, Memaliaj, Devoll, Kuçovë, Librazhd, nga 1 qytetar në Peqin, Skrapar, Tepelenë, Konispol, Mallakastër, Patos, Dibër, Vorë, Kamëz, Krujë, Tropojë, Has, Kukës, Fushë Arrëz, Vau i Dejës. 

Janë 3396 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 68 pacientë, nga të cilët 11 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka një humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetare nga Tirana 70 vjeçe.

Janë shëruar 378 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 264,287 që nga fillimi i epidemisë”, njofton MSh.

Të fundit