All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Një humbje jete dhe 93 qytetarë të infektuar nga Covid-19

All - Paragraf - 1

Një humbje jete dhe 93 qytetarë të infektuar nga Covid-19

Një person ka humbur jetën nga Covid-19 në vendin tonë në 24 orët e fundit, raporton Ministria e Shëndetësisë.

All - Paragraf - 3

Sipas raportit ditor nga 1107 testime, kanë rezultuar 93 qytetarë të infektuar.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 42 pacientë, nga të cilët 8 janë në gjendje më të rënduar.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1107 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 93 qytetarë, në këto bashki:

27 në Tiranë, 10 në Vlorë, 9 në Sarandë, 7 në Gjirokastër, 6 në Elbasan, 4 në Fier, 3 në Kukës, Patos, Lushnje, Gramsh, 2 në Kurbin, Dibër, Delvinë, Kuçove, 1 në Shkodër, Pukë, Fushë-Arrëz, Tropojë, Lezhë, Kavajë, Pogradec, Berat, Belsh, Prrenjas.

Janë 655 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 42 pacientë, nga të cilët 8 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit  ka një humbje jete me SARS-COV2 pozitiv, një qytetar 79 vjeç nga Berati.

Janë shëruar 99 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 268,662 që nga fillimi i epidemisë”, njofton ministria.

Të fundit