Flash News

E-TJERA

Një humbje jete dhe vetëm gjashtë raste të reja nga Covid-19 në Shqipëri

Një humbje jete dhe vetëm gjashtë raste të reja nga Covid-19

Një person ka humbur jetën nga Covid-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2020 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë vetëm 6 raste të reja.

 Në 24 orët e fundit janë shëruar 94 qytetarë dhe aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 57 pacientë nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive. 

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2020 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 6 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 2 raste në Shkodër, Mat, 1 rast në Mirditë, Berat.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 94 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 128,826 që nga fillimi i epidemisë. 

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 57 pacientë nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive. 

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e ka fituar 1 qytetar nga Korça, 66 vjeç”, njofton MSH.

Të fundit