Flash News

E-TJERA

Një humbje jete nga Covid-19, 319 qytetarë të infektuar

Një humbje jete nga Covid-19, 319 qytetarë të infektuar

Një person nga Tirana ka humbur jetën nga Covid-19 në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 3,843 testime, kanë rezultuar 319 qytetarë të infektuar.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 126 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 3,843 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 319 qytetarë, në këto bashki:

145 në Tiranë, 23 në Fier, 13 në Durrës, Kamëz, 12 në Sarandë, 11 në Berat, 9 në Elbasan, 7 në Mallakastër, Vlorë, 6 në Krujë, Korçë, 5 në Shkodër, Lushnje, Kuçovë, 4 në Tropojë, Gjirokastër, në Vorë, Dibër, 3 në Devoll, Belsh, 2 në Kukës, Lezhë, Rroskovec, Divjakë, Përmet, Tepelenë, Memaliaj, Skrapar, Gramsh,1 në Malësi e Madhe, Pukë, Mirditë, Kurbin, Shijak, Mat, Selenicë, Himarë, Delvinë, Libohovë, Kolonjë, Dimal, Cërrik, Librazhd.

Janë 5,270 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 126 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 1 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Një qytetar nga Tirana 66 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 221 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 198,484 që nga fillimi i epidemisë”, njofton MSH.

Të fundit