Flash News

E-TJERA

Një humbje jete nga Covid-19 në vend

Një humbje jete nga Covid-19 në vend

Një person ka humbur jetën nga Covid-19 në vendin tonë në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 176 testime, kanë rezultuar vetëm 17 qytetarë të infektuar.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 176 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 17 qytetarë, në këto bashki:

6 në Lushnjë, 3 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Kavajë, Durrës, nga 1 qytetarë në Has, Divjakë, Mallakastër, Selenicë.

Janë 1,357 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 13 pacientë. Në 24 orët e fundit ka 1 humbje jete me Sars-Cov2: një qytetare nga Tirana 84 vjeç.

Janë shëruar 172 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 324,964 që nga fillimi i epidemisë”, njofton ministria.

Të fundit