Flash News

E-TJERA

Një humbje jete nga Covid-19, sa infektime u regjistruan në 24 orët e fundit

Një humbje jete nga Covid-19, sa infektime u regjistruan në 24

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar bilancin e fundit të Covid-19 në vend.

Në 24 orët e fundit, kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 606 qytetarë, ndërsa ka ndërruar jetë një 79-vjeçar nga Tirana.

Raste e reja janë shënuar: 185 janë shënuar në Tiranë, 46 në Durrës, 35 në Lushnje, 32 në Vlorë, 31 në Fier, 29 në Shkodër, 20 në Devoll, 15 në Elbasan, 14 në Gjirokastër, 13 në Sarandë, 12 në Gramsh, nga 10 qytetarë në Kamëz, Korçë, Peqin, 9 në Mallakastër, nga 7 qytetarë në Vorë, Kavajë, Patos, Divjakë, Belsh, nga 6 qytetarë në Lezhë, Kurbin, Delvinë, Kuçovë, nga 5 qytetarë në Shijak, Krujë, Përmet, Tepelenë, Kolonjë, Berat, nga 4 qytetarë në Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Tropojë, Mirditë, Roskovec, Himarë, Skrapar, nga 3 qytetarë në Dibër, Pogradec, nga 2 qytetarë në Pukë, Kukës, Has, Rrogozhinë, Mat, nga 1 qytetar në Fushë Arrëz, Poliçan.

Nga 1732 rastet e reja, Janë 3,664 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Janë shëruar 524 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 318,400 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (23 Gusht 2022)
Raste të reja ditore 606
Të shëruar në 24 orë 524
Të shtruar në spitale 23
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 1732

Testime totale 1,953,320
Raste pozitive 325,641
Raste të shëruara 318,400
Raste Aktive 3,664
Humbje jete 3,577

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1,602
Fier 429
Durrës 299
Vlorë 228
Korçë 223
Elbasan 220
Shkodër 197
Gjirokastër 161
Berat 137
Lezhë 101
Dibër 49
Kukës 18

 

Të fundit