Flash News

E-TJERA

Një humbje jete nga Covid-19, vetëm 36 të infektuar

Një humbje jete nga Covid-19, vetëm 36 të infektuar

Një person ka humbur jetën nga Covid-19 në vendin tonë, raporton Ministria e Shëndetësisë.

Sipas raportit ditor, nga 800 testime, kanë rezultuar 36 qytetarë të infektuar. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 23 pacientë, nga të cilët 3 janë në gjendje më të rënduar.

“Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 800 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 36 qytetarë, në këto bashki:

16 në Tiranë, 4 në Vlorë, nga 2 qytetarë në Shkodër, Lushnje, Sarandë, Gjirokastër, nga 1 qytetar në Kukës, Tropojë, Durrës, Krujë, Vorë, Dibër, Elbasan, Himarë. Janë 587 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 23 pacientë, nga të cilët 3 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me SARS-COV2: një qytetar nga Berati 82 vjeçe.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.

Janë shëruar 51 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,070 që nga fillimi i epidemisë”, njofton ministria.

Të fundit