Flash News

E-TJERA

Një javë pas vdekjes, ambasada ruse tërheq trupat e 4 turistëve që ndërruan jetë në Qerret

Një javë pas vdekjes, ambasada ruse tërheq trupat e 4

Trupat e katër turistëve rusë, që humbën jetën në një hotel në Qerret të Kavajës janë tërhequr nga morgu ditën e sotme nga përfaëqësues të ambasadës.

Ata ndërruan jetë një javë më parë dhe trupat e pajetë u tërhoqën rreth orës 01:00 pas mesnate. Kujtojmë që viktimat ishin çifti i bashkëshortëve Natalia dhe Sergei Burenkov, vajza e tyre Ekaterina Burenkova dhe partneri i saj Nikita Belousov.

Nga hetimet paraprake, rezultatet e të cilave po qrakullojnë në media është konstatuar se  katër turistët rusë  nuk janë asfiksuar brenda saunës siç u njoftua fillimisht nga policia.

Dy prej trupave të pajetë janë gjetur në shezlongët dhe mjediset pranë pishinës dimërore. Këto detaje e kanë komplikuar dhe më tej zbardhjen e shkakut të ngjarjes.

Edhe nga ekzaminimet e ujit të pishinës nuk dyshohet se ka gjurmë të një lënde helmuese. Trupat e pajetë ndodhen në morgun e Tiranës, ku mjekësia ligjore do të bëjë ekspertizat e nevojshme për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Të fundit