Flash News

E-TJERA

Një jetë maleve, momentet më të bukura të Ndoc Mulajt në "High Albania"

Një jetë maleve, momentet më të bukura të Ndoc Mulajt

Emisioni i Alfred Lelës, "High Albania" në Top News, mbrëmë i dedikohej alpinistit të ndjerë Ndoc Mulaj, i cili humbi jetën me 30 dhjetor në malin e Munellës, ku bashkë me të u rrëzuan dhe gazetari Alfred Lela dhe 3 persona të tjerë.

Në këtë puntatë, ishte një përmbledhje e shumë momenteve që Ndoci ka kaluar gjatë gjithë kësaj periudhe teksa xhirohej për "High Albania".

Tregimtari, që në këtë rast është vetë Lela, thotë se Ndoci kujdesej për çdo detaj dhe e donte emisionin "High Albania" si ta kishte të vetin.

"Emisionin High Albania e donte si ta kishte të vetin. Bënte kujdes që çdo gjë që i kapte syri, të tërhiqte vëmendjen e Giselit - kameramanit. Ne e ndiqnim si nxënës të bindur, atë dhe shenjimet në pemë. Ai mbetej pas qëllimisht herë pas here, sikur donte të ndante me malin sekrete që ne nuk na i besonte."

Ajo që vërehet në këto momente të shkëputura, Ndoci duket se ishte jo vetëm një udhëheqës e udhërrëfyes i grupit, por edhe shakatar dhe me batuta të spikatura, që me siguri adhuruesve të malit, do ju mungojnë shumë.

"Ajo kmesë në dorën e tij ishte për të hapur shtigjet, aty ku natyra ua mbyllte njerëzve, që ai printe. Mjegullat si kjo që na zuri kur lamë Currajt atë mëngjes vjeshte, e përqafonin Ndoc Mulajn, sikur ta kishin njeri të vetin. Në male ne ishim grupi i Ndocit dhe qemë të sigurt dhe të gëzuar me të. Ai na bënte të ndiheshim sikur edhe ne kishim pjesë në to. Në Curraj na quajti grupi më i mirë në Alpe,"- vijon më tej rrëfimi.

"Nëse nuk ta tham atë ditë Ndoc, ti je guida më e mirë e alpeve, alpinisti i pashoq, njohës i atyre visareve të cilat, faleminderit që ua shpalose edhe syve tanë."

"Mund ta kishim bërë më mirë Ndoc, sidomos me ty në krah".

Të fundit