Flash News

E-TJERA

“Një mur ndaj influencës ruse”, Yuri Kim jep detajet: Në Shqipëri do të zhvillohet stërvitja ushtarake më e madhe në Ballkan

“Një mur ndaj influencës ruse”, Yuri Kim jep detajet:

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka zbuluar një projekt që do të përfshijë Shqipërinë gjatë muajve maj-qershor të këtij viti.

E ftuar në ‘Real story’, Kim ka folur mbi projektin e stërvitjes më të madhe ushtarake që do të zhvillohet në Ballkan.

Kim: Do të kemi stërvitjen më të madhe ushtarake që do të zhvillohet në Ballkan, do përfshihen 26 vende. Jemi të qartë se çfarë do të thotë të jesh pjesë e bashkësisë ndër-atlantike Vëmendja ndaj Ballkanit nuk do të ndryshojë.  Do jetë një nga stërvitjet më të mëdha në Ballkan

Balla: Pse këtu në Shqipëri? A ka mesazhe?

Kim: Do të përfshihen 26 vende të ndryshme që do të dërgojnë trupa. Nuk e di nëse të gjitha do të kalojnë këtu, por 6 mijë do të jenë këtu. Ajo që do të ndodhë është që stërvitja do të zhvillohet në shumë vende të ndryshme, jo vetëm në Shqipëri. Edhe vendet e tjera të Ballkanit do të jenë pjesë e stërvitjes dhe deri në Balltik. Ideja e stërvitjes është të zhvillojë bashkëpunimin mes aleatëve, që të kemi aftësinë të shkojmë nga Adriatiku deri në Detin e Zi. Pra, është diçka madhore.

Balla: Një mur i madh ndaj influencës ruse?

Kim: Ah, thatë mur i madh. Mendova se thatë ecje e madhe, se ashtu do të jetë. Mendoj se SHBA, nëpërmjet NATO-s, gjithmonë ka qenë e qartë për rëndësinë që ka puna e ngushtë me aleatët dhe miqtë tanë. Jemi të qartë se çfarë do të thotë të jesh pjesë e bashkësisë ndër-atlantike.

Të fundit