Flash News

E-TJERA

Video/ Trafikanti më famëkeq, arrestohet në Kolumbi shqiptari i shumëkërkuar i njohur si ‘Gucci’

Video/ Trafikanti më famëkeq, arrestohet në Kolumbi shqiptari i

Është arrestuar në Kolumbi, Denis Kliromoni i njohur ndryshe me nofkën ‘Gucci’.

I shpallur në kërkim nga Interpoli, Kliromoni konsiderohej si një nga trafikantët më të mëdhenj të drogës në bregun verior të Kolumbisë, i cili shfaqej si një njeri me origjinë nga Kosova.

‘Gucci’ shqiptar ishte një nga kriminelët më të kërkuar në Evropë dhe në Shqipëri. Në vitin 2020, policia e Dijin mori informacioni mbi të shumëkërkuarin, por Kliromoni sa herë që policia i afrohej ndryshonte vendbanim.

Autoriteteve në Kolumbi iu deshën rreth 7 muaj për të arritur në vendbanimin aktual të ‘Guccit’.

Sipas hetuesve të Dijín, Kliromani u tha policëve “se diçka mund të ndodhë me njerëzit që përdorën forcën për ta ekstraduar, si një kërcënim. Përveç kësaj, ai ka folur me njerëz në Rumani dhe Shqipëri, ku ka thënë se ka paguar para që të mos e ekstradojnë.”

Koloneli Salazar shpjegoi se ‘Gucci’ akuzohet si partner financiar i grupit kriminal Los Pachenca, i cili kryen krime në bregun verior të Kolumbisë. Ai kërkohet për krimet e bashkimit kriminal, trafikut të drogës, trafikimit të qenieve njerëzore, përdorimit dhe mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit.

Të fundit