Flash News

E-TJERA

Një nga viktimat kanosi me armë kuzhinierin në qershor, vrasja në Velipojë mund të ishte parandaluar

Një nga viktimat kanosi me armë kuzhinierin në qershor, vrasja

Erisild Ishmi, 33 vjeç, dhe Arsid Hoxha, 2 vjeç, mbetën të vrarë pas të shtënave me armë nga dy pronarët e hotelit ku ata punonin, Gëzim dhe Eduart Frroku.

Zanafilla e ngjarjes së rëndë nis në datën 28 qershor kur ka ndodhur një konflikt mes kuzhinierit të hotelit dhe Arsid Hoxhës. Motivet nuk dihen, por në atë datë Ersild Ishmi, i afërm me Hoxhën, ka kanosur me armë kuzhinierën.

Rezulton se Ishmi është vënë në pranga nga policia, por duket se konflikti ka qenë një vrasje e paralajmëruar.

“Shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i kontrolleve, u kap shtetasi në kërkim E. I., 33 vjeç, banues në Shkodër.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se më datë 28.06.2024, në një lokal në fshatin Pulaj, ka kanosur me armë zjarri pistoletë, kuzhinierin e lokalit, shtetasin A. F., 33 vjeç, banues në Vaun e Dejës, pasi ky i fundit ishte konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin E. H., 20 vjeç, kamerier i lokalit (i afërm i shtetasit E. I.).

Arma e zjarrit pistoletë është sekuestruar nga shërbimet e Policisë, pas konfliktit”, thuhej në njoftimin e policisë.

Xhaxhai i dy vëllezërve, pronarë të hotelit, Zef Frroku ka thënë për mediat se ngjarja mund të ishte parandaluar nëse Ersild Ishmi do të ishte mbajtur në qeli. Ai pretendon se Ishmi është lënë  në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Nëse ku pretendim i Frrokut vërtetohet, do të thotë se policia nuk ka funksionuar dhe Ishmi ka thyer masën e sigurisë.

Të fundit