Flash News

E-TJERA

Një person qëllon me armë drejt policisë në Elbasan, mbërrin RENEA dhe FNSH

Një person qëllon me armë drejt policisë në Elbasan,
Foto ilustruese

Një person ka qëlluar me armë zjarri drejt forcave të policisë në Elbasan.

Sipas të dhënave të para, ngjarja ka ndodhur në fshatin Zavalinë, kur policia është njoftuar nga banorët se ky person po qëllonte me armë zjarri në ajër.   

Mësohet se Josif Kavaja 45 vjec ka kundërshtuar një vendim gjykate për kontroll për armë zjarri në banesën e tij dhe sapo ka parë policinë ka qëlluar edhe në drejtim të tyre dhe më pas është arratisur në drejtim të një zone të pyllëzuar.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur dhe forcat RENEA dhe FNSH. Fatmirësisht, deri tani nuk raportohet për persona të lënduar. 

Të fundit