E-TJERA

"Një person rezulton i zhdukur"/ Prokuroria bullgare jep detaje për aksidentin: S'ka pasur shpërthim, 44 viktima dhe jo 45

"Një person rezulton i zhdukur"/ Prokuroria bullgare jep detaje

Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti i rëndë në Bullgari. Zyrtarët e Prokurorisë bullgare, Borislav Sarafov dhe Siika Mileva kanë dhënë informacione mbi ngjarjen e rëndë. Kjo e fundit ka bërë me dije se janë gjetur 44 trupa të djegur dhe jo 45 siç është raportuar deri tani.

Ajo thotë thotë se shtatë persona janë duke marrë shërbim spitalor, ndërsa një pasagjer nuk është gjetur. Mileva thotë se, që ka një të mbijetuar të tetë është pohuar nga një dëshmitar okular.

“Gjatë marrjes në pyetje, njëri prej të mbijetuarve ka thënë se janë shpëtuar tetë persona, jo shtatë. Njëkohësisht në vendin e tragjedisë janë gjetur 44 trupa. Hetuesit po kontrollojnë versionin për të parë nëse ka një tjetër të mbijetuar dhe ku ndodhet. Mund të ketë dalë nga kufiri me një mjet tjetër, një autobus tjetër, që duhet kontrolluar”, ka thënë Mileva.

Sarafov mohoi të ketë ndodhur një shpërthim, sikurse dyshohej. Ai theksoi se zhurma që është dëgjuar ka qenë ajo e përplasjes së autobuzit me trotuarin. Gjithashtu shtoi se pista kryesore është që, aksidenti ka ardhur si pasojë e një gabimi njerëzor.

“Për momentin pista më e besueshme është ajo e faktorit njeri, për të cilin po shqyrtohen kushtet e seksionit ku ka ndodhur aksidenti, si sinjalistika dhe ndriçimi rrugor.

Trotuari në të cilin ka goditur shoferi i autobusit është jo vetëm i panevojshëm në vend, por edhe i rrezikshëm. Në vendngjarje nuk pati asnjë shpërthim, por zhurma e fortë që u dëgjua ishte ajo e autobusit që u përplas në trotuar, ndoshta kjo është arsyeja pse autobusi mori flakë”, ka deklaruar Sarafov.

 

 

Të fundit