Flash News

E-TJERA

Një person vritet pranë shtëpisë në Ksamil/ Krim në familje në Shkodër, vëllai vret motrën, e mbajti 3 ditë të pajetë në shtëpi

Një person vritet pranë shtëpisë në Ksamil/ Krim
Në foto: Gramoz Mema

Dy ekzekutime u shënuan mbrëmjen e së dielës. Gramoz Mema u vra pranë banesës së tij me armë zjarri, ndërsa dyshohet se në krim kanë marrë pjesë disa persona.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 21:45, në Ksamil. Mema ndërroi jetë rrugës për në spital, pasi nuk mundi tu mbijetonte plagëve të marra.

Policia po punon për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, pasi rrethanat janë ende të pa qarta.

"Rreth orës 21:45, në Ksamil, pranë banesës, në rrethana ende të pa qarta  është qëlluar  me armë zjarri shtetasi  G. M., i cili ka humbur jetën rrugës për në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes", thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë vrasja tjetër ka ndodhur në Shkodër. Fabjan Vukaj 55-vjeç ka vrarë me armë zjarri motrën e tij Diana Vukaj 58- vjeçe. Kjo e fundit është gjetur e pajetë mbrëmjen e djeshme në banesën e saj. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30, në lagjen "Ndoc Mazi", Shkodër.

Ajo nuk kishte kontakte me familjen e saj prej tre ditësh dhe dyshohet se 58-vjeçarja është lënë e pajetë në banesë. Shefi i Komisariatit të Policisë së Shkodrës, Paulin Çupi tha për mediat se kishin marrë një telefonatë për humbjen e kontakteve me Diana Vukajn dhe kur kanë shkuar të bëjnë kontroll në banesë, e kanë gjetur të vrarë.

Ajo kishte disa ditë që ishte kthyer nga Gjermania. Dyshohet se i vëllai e ka vrarë me armë silenciator. Autori i krimit në familje është arrestuar. 55-vjeçari është kushte depresioni dhe i alkoolizuar.

"Marr një telefonatë që Diana Vukaj ka humbur kontaktet me familjarët dhe të afërmit. Në vlerësim të telefonatën kemi organizuar policinë kemi verifikuar në shtëpinë e saj ku është gjetur e pajetë Vukaj. Kemi bërë kontrolle dhe përreth ambienteve të shtëpisë është kapur dhe ndaluar vëllai i saj.

Mendohet që kemi të bëjmë me një krim brenda familjes ngjarja është e rëndë. Diana Vukaj është emigrante në Gjermani dhe është kthyer para 3 ose 4 ditësh. Vrasja është kryer me armë zjarri, janë siguruar prova. Kufoma ishte brenda në banesë në dhomën e gjumit të saj. Autori i dyshuar është në kushte depresioni dhe në gjendje të alkoolit. Do sqarojmë rrethanat", tha Çupi.

Të fundit