Flash News

E-TJERA

Një përvojë që shkon drejt së ardhmes

Një përvojë që shkon drejt së ardhmes

Tonin Gjuraj*

Përvjetori që Universiteti Europian i Tiranes feston sot, në vitin 2021 gdhend një moment simbolik në historinë e projektit ideal, edukues, kulturor dhe shoqëror, i cili është, në të njëjtën kohë, historia e atyre që e menduan dhe krijuan këtë institucion: njerëz të cilëve u detyrohemi, jo vetëm për themelimin dhe rritjen e Universitetit, por edhe për pjesëmarrjen dhe ideimin në vazhdimësi të kësaj ndërtese (jo fizike) që përbën UET dheqë formësohet dhe në rolin e profesorëve, stafit, administratës dhe studentëve; një punë kjo e madhe, e cila sot mund të shohëe të prekë rëndësinë dhe origjinalitetin e kontributit në zhvillimin e vendit…

Një vepër befasuese, në krahasim me kontekstin në të cilin lindi (fillimet e themelimeve të institucioneve të para të arsimit të lartë jopublik ne Shqipëri) dhe që kujton imazhin ndjellës të vetë logos UET, një kullë simbolike e Sahatit të Tiranës, në sfondin blu të flamurit të Europës.

Këtu fryma e "Familjes UET" ishte shumë e gjallë në synimet e atyre të cilët, 15 vjet më parë, mishëruan projektin themelues të Universitetit Europian të Tiranës, duke arritur sot një qëllim që dëshmon thellësinë e një intuite, në të cilën i ka rrënjët një histori novatore dhe e shquar e arsimit, kërkimit shkencor, impaktit kulturor dhe përfshirjes qytetare dhe s’ke se si të mos lexosh në këtë impaktin e UET në sistemin e arsimit të lartë shqiptar, një zë dhe aktor me rëndësi në debatin për reformën…

Ky 15-të vjeçar tani qëndron para nesh, me forcën e një përvoje të gjallë; një përvojë që shikon drejt së ardhmes, e cila i kërkon komunitetit tonë akademik të vazhdojë rrugën e ndërmarrë për të marrë përgjegjësinë për kërkesat dhe pritshmëritëe reja të lidhura me transformimet përkatëse që ndodhin në botën bashkëkohore. UET është nisur kështu të ndërtojë atë strukturë ndërtese me kolona hijerënda, si shtëpinë e shpirtëzuar nga e njëjta frymë, nga të njëjtat synime, që gjejmë në ndërtesat e vjetra të universiteteve me histori në botë, veçse fillesat e UET nuk janë një Kuvend a Kishë, por një frymë shpirtërore, një sinergji që bashkëlidh: me pjesëmarrjen aktive të të gjithëve, stafit mësimor, stafit administrativ, studentëve, familjevedhe komunitetit, të bashkuar në një përpjekje korale që riafirmon forcën e traditës së krijuar, me synimet për të ardhmen.

Prandaj është e lehtë të kuptohet me sa angazhim dhe entuziazëm kemi jetuar gjatë kohës së planifikimit dhe pritjes, sa nisma kemi hipotezuar, vlerësuar dhe organizuar, që, më pas, na është dashur të rimendojmë ose shtyjmë projektin drejt këtij Universiteti polivalent që kemi sot…

Sigurisht që kishim imagjinuar një skenar tjetër për 15 vjetor,atëherë kur UET festoi 10 vjetorin.Por një përvjetor nuk pret, ai vjen kur ështëkoha e tij dhe është e drejtë ta jetojmë ashtu siç e diktojnë kohët; duke e përqafuar me entuziazëm realitetin, që në fakt përbën frymën me të cilën është mbrujtur UET. Në sajë të kësaj qasjeje,Universiteti European i Tiranës nuk është trembur përballë sfidave e vështirësive, konkurrencës, por i ka konsideruar gjithmonë pjesë të të përditshmes, pjesë të rritjes së tij, pjesë e  rëndësishme e historisë së tij.

Realiteti kërkon që ne ta jetojmë për atë që është, duke ushtruar përgjegjësinë tonë, mbi të gjitha, ndaj atyre që na kanë besuar, para së gjithash, studentëve tanë dhe familjeve të tyre, të cilëve oferta e UET iështë ofruar edhe si familje e dijes… Dhe jam i lumtur që jam në gjendje të them se, në fakt, kjo ka ndodhur edhe në situatat më të ndërlikuara.

Eshtë e pamundur të mos u drejtohem me mirënjohje për përpjekjen e jashtëzakonshme të bërë në muajt e fundit nga kaq shumë pedagogë, stafi tekniko-administrativ, dhe, në veçanti, shembulli i shkëlqyer i ofruar të gjithë komuniteti ynë…mikpritës

Ky 15 vjetor përfaqëson, ndoshta edhe më intensivisht se në një kohë "normale", një mundësi emblematike për të reflektuar mbi misionin tonë dhe skenarët e rinj, në të cilët do të duhet ta zbatojmë.

Të strehuar sot në një adresë të re, më në thellësi të kryeqytetit tonë, UET nuk ka ndërmend të akademizohet edhe me shumë, por ta përurojë me një hov më të ri këtëlidhje të fortë me komunitetin, i cili i ofron Universitetit ushqim shpirtëror, por ikërkon atijtë bëhet nxitës nëproceset e ndryshimit të shoqërise, ta drejtojë e të japë zgjidhjet e tija në këto kohëra që po kalojmë. Ky eshte funksioni i Universitetit polivalent dhe aktiv në shoqëri që kemi ideuar dhe vënë në jetë përditë tek UET.

Herë pas here kam përshtypjen se UET nuk ka hyrë ende sa duhet në bisedat, perspektivat dhe zemrat e banoreve të Tiranës. Për këtë arsye, me rastin e ditëlindjes së 15-tëtë tij, i vura vetes një objektiv të dyfishtë: të paraqes pasurinë e ofertës së Universitetit dhe të thelloj njohuritë reciproke midis universitetit tonë dhe qytetit. Ngjarje të ndryshme të gdhendura në kalendarin e festimit të këtij përvjetori të rëndësishëm do të jenë të shkruara në çdo grimcëz përshëndetjeje e festimi, sot…edhe në fotografitë. Nga njëra anë, është një ftesë për t’u njohur më mirë, nga ana tjetër është afirmimi i kontributit tonë në zhvillimin e dijes, falë pasurisë dhe pluralitetit tonë.

Për të filluar këtë udhëtim në disa episode, më duket mirësjellje të prezantohemi shkurtimisht. UET ka sot 4378 studentë aktivë në sistem (407 të rregjistruar deri tani për 2021, pa ciklin e dytë të studimeve). 13714 të diplomuar nëtë tria ciklet e studimit, në 15 vite.Studentë të Erasmus + dhe shkëmbime të tjera,në kuadër të marrëveshjeve të ndryshme, rreth 300, vetëm pas vitit 2015, kur kanë filluar shkëmbimet, si dhe 60 studentë të huaj të ardhur në institucionin tonë.  Nuk po përmend këtu shkëbimet e stafit, pasi, nisur nga përmasa e UET, e them me bindje se jemi kampionë në këtë drejtim. UET është i përfaqësuar mjaft mirë në renditjet kryesore kombëtare dhe ka marrë fonde konkurruese kërkimore, është bërë pjesë e projekteve kombëtare e ndërkombëtare, duke i dhënë një qasje të re botës akademike dhe procesit të studimit në UET, atë të ndërkombëtarizimit dhe përvojës ndërkombëtare. UET është tashmëi organizuar në 5 (pesë) Fakultete dhe aktiv në fusha të ndryshme studimi e kërkimi: mjekësisë, inxhinierisë, arkitekturës, arteve dhe sportit, dizajnit, modës, shkencave humane, komunikimit, informatikës dhe teknologjive moderne, burimet natyrore, shkencave politike, marrëdhënive ndërkombëtare, menaxhimit, informatikës ekonomike, drejtësisë, ekonomisë, shëndetit publik, teknologjisësë informacionit, … 15 vite janë një histori përpjekjesh e sfidash, arritjesh, e gëzimesh, por ne jemi ende një universitet i ri që sheh përpara endeme sfidën e përballjes dhe të rritjes, ende me sfidën e arritjeve të universiteteve më me traditë se ne, më të suksesshme se ne, në sferën ndërkombëtare…

Marrja - ose krijimi - dijeve është karakteristika themelore e çdo universiteti. Prodhimi/krijimi i dijeve dhe transmetimi i tyre, në praktikat e mira që ka krijuar universiteti me përkthimin dhe botimin e studimeve shkencore të pedagogeve tanë, apo studiuesve të njohur bashkëpunëtorë me ne,legjitimon ndaj institucioneve dhe qytetarëve që na mbështesin dhe na fisnikëron ndaj shoqërisë në tërësi. Nga ana tjetër, ne nuk mund të bënim asgjë tjetër: dija, kërkimi shkencor dhe mbërritja drejt tyre, mbetet përgjithmonë në qendër të interesit tonë si universitet. Për 15 vite kjo dije, ky kërkim ka kaluar në tri rrugë kryesore: atë të edukimit, mesimdhënies (me transmetimin e njohurive te studentët), kërkimin shkencor (me botimet e studimeve shkencore në revistat shkencore ndërkombëtare) dhe shërbimin ndaj komunitetit (me të ashtuquajturin "termi i tretë"). Termeti dhe Pandemia na ka mësuar se, vitet që vijnë duhet të priremi drejt integrimittë Universitetit në imagjinatën kolektive tëvendit dhe të largojmë nga ata mitin e "kullës së fildishtë", në të cilën mendohet se banojnë akademikët.

Natyrisht, ne nuk jemi të vetmit që krijojmë e japim dije: në Shqipëri sistemi universitar ka sot problematikat dhe sfidat e veta. UET ështëi vetëdijshëm për arritjet dhe dobësitë, prandaj çdo vit e marrim sinjë sfidë të re, si një fillim të ri... Përvjetori i 15 -të i UET përfaqëson një mundësi të rëndësishme për të nënvizuar "të qenit një Universitet", për të parë në brendësi më thelle e për tëhedhur vështrimin larg… duke u rritur në sajë të konkurencës së brendshme dhe duke përfituar vazhdimisht nga përvoja dhe praktikat më të miratë universiteteve partnere ndërkombëtare.

Në këtë kuptim, institucioni që kam fatin të drejtoj përditëpërmbush cilësi të brendshme që transmeton emri i tij si Universiteti European i Tiranës...dhe ky është një rezultat i mrekullueshëm për të cilin lipset të jemi krenarë, sepse është rezultati kolektiv i një udhëtimi që filloi së bashku 15 vite më parë…

*Rektori i Universitetit Europian të Tiranës. Fjala e mbajtur dje me rastin e 15 vjetorit të themelimit.

Të fundit