Flash News

E-TJERA

"Një pjesë e madhe është dhënë nga shteti amerikan", Burimi: 130 mln dollarë janë financuar në Shqipëri nga Soros

"Një pjesë e madhe është dhënë nga shteti

Analisti Genc Burimi foli për Shqipërinë si një vend që ka pritur fonde të cilat kryesisht ishin destinuar per reformën në drejtësi.

Duke folur në Syri tv, Burimi tha se e sheh si një skandal një fakt të tillë.

Sipas tij, financimet e skandalit të Soros janë nga shteti amerikan, por sot nuk mund të flasim më.  

“E shoh si një skandal, skandalin e Soros. Ky ka lindur në Francë dhe shqiptarët e dinë. Në gjykatën e Strasburg në 2006, Italia u dënua që mos të lejonin kryqin nëpër klasa dhe mos të lejonin prindërit të besonin në krishterimin. Italia merr si këshilltar këtë francez Gregor Putin, drejtor i shkencave juridike, i cili interesohet që gjykatësi hungarez, i cili dha këtë mendim të financohej nga Soros, që ishte ai që kishte themeluar fakultetin e Soros dhe Budapestit dhe këtu fillon skandali i Soros. Ky francez Gregor nxjerr skandalin e madh Shqipërinë dhe Bulgarinë.

Nga 100 gjygjtar që sot ke në Strasburg  22 janë nga Soros. Francezi e bën këtë raport dhe e nxjerr në Francë, ai kërcënohet nga Shqipëria franceze. Krijohet një gjendje e sikletshme. Këtu hyn skandali i Soros dhe në Shqipëri, jep shembullin ku është gjygjtari që Edi Rama çon në Strasburg, i cili nuk është kushoriri i tij, por gjygjtari i Soros. Sot shohim Trump që bën të gjitha denoncimet të gjitha financimet ku janë 130 milion dollarë në Shqipëri nga Soros, një pjesë e madhe është dhënë nga shteti amerikan. Gjërat janë thënë prej kohësh, por sot nuk hapet goja ” – tha Burimi.

 

Të fundit