Flash News

E-TJERA

Një pjesë e mirë e Tiranës do të mbeten pa ujë gjatë fundjavës, zonat që preken

Një pjesë e mirë e Tiranës do të mbeten pa ujë

Një pjesë e mirë e kryeqytetit do të mbetet pa ujë gjatë kësaj fundjave.

Ky fakt është njoftuar nga vetë Ujësjellës-Kanalizime, sipas së cilës shkak është bërë një defekti të ndodhur, gjatë orëve të natës, në linjën e transmetimit Dn700 të “Burimit të Shën Mërisë”.

Ujësjellës-Kanalizime Tiranë njofton qytetarët se për shkak të një defekti të ndodhur, gjatë orëve të natës, në linjën e transmetimit Dn700 të “Burimit të Shën Mërisë”, gjatë fundjavës do të ketë çrregullime në furnizimin me ujë, deri në riparimin e avarisë.

Zonat e prekura nga ky defekt, për riparimin e të cilit ekipet e UKT-së po punojnë prej mëngjesit të sotëm, janë: Farkë, Sauk i ri, Sauk i vjetër, Mjull Bathore, Fshati Dajt, Liqeni i thatë, Rezidenca Kodra e Diellit, Komuna e Parisit, Rruga Elbasanit (pjesërisht), Ali Demi (pjesërisht) dhe Rruga “Pasho Hysa”.

Ujësjellës-Kanalizime Tiranë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe dëshiron t’i sigurojë ata se aktualisht, ekipet tona po punojnë me përkushtimin maksimal për zgjidhjen sa më shpejt të problematikës dhe rikthimin normal të furnizimit me ujë të pijshëm”, njofton UKT.

 

Të fundit