Flash News

E-TJERA

Një pllakë me emrin e Kadaresë, Parisi nderon kolosin e letërsisë shqipe

Një pllakë me emrin e Kadaresë, Parisi nderon kolosin e

Ismail Kadare, kolosi i shquar shqiptar i letërsisë, është nderuar nga Parisi. Në një rrugë të kryeqytetit francez është vendosur një pllakë me emrin e tij.

Vendimi është marrë nga Këshilli Bashkiak i Parisit në unanimitet.

“Këshilli Bashkiak i Parisit i bëri një homazh të gjallë dhe emocionues kolosit të letrave shqipe Ismail Kadare dhe, nëpërmjet tij njëkohësisht edhe Shqipërisë dhe kulturës shqiptare, teksa votoi sonte në mbrëmje, me unanimitet, për vendosjen e pllakës me emrin dhe në nderim të Ismail Kadaresë, në adresën 63 boulevard Saint-Michel në Paris, vendi ku ai dhe familja e tij jetuan për shumë vite dhe ku autori shkroi disa nga faqet më të bukura të letërsisë sê tij. Faleminderit Parisit, faleminderit Francës”, shkruan ambasada shqiptare në Francë.

Ismail Kadare u nda nga jeta më 1 korrik 2024, në moshën 88-vjeçare. Ai konsiderohet si një nga autorët më të mëdhenj të letërsisë bashkëkohore evropiane dhe figura më e shquar e letërsisë shqiptare të shekullit XX.

Veprat e Ismail Kadaresë janë përkthyer e botuar në mbi 45 gjuhë të huaja dhe është shkrimtari shqiptar më i njohur në botë. Ne vitin 1994 ai u bë anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike të Francës. Laureati i shumë çmimeve, në 2005-ën, u nderua me “The Booker Prize Man”.

Ismail Kadare është dekoruar me urdhrin “Nderi i Kombit” dhe nga shteti francez me urdhrin “Kryqi i Legjionit të Nderit”, si dhe me çmime e nderime të tjera.

Të fundit