Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Një politikan dhe kompani shqiptare në listën e “Pandora Papers”, BIRN jep emrin e firmës së parë

Hapja e kutive sekrete të “Pandora Papers” lakoi emrat e jo pak zyrtarëve, liderëve deri te personazhet e famshëm të show bizz-it në mbarë globin. Në mesin e e tyre është një politikan shqiptar dhe disa kompani.
Mes 336 politikanëve në të gjithë botën, është edhe politikani shqiptar identiteti i të cilit mbetet anonim. 13 kompani shqiptare kanë përfituar nga marrëveshjet offshore sipas “Pandora Papers”.
Së fundmi Reporter.al, ka publikuar në një artikull një nga 13 kompanitë e përfshirë në kutitë e “Pandora Papers”. Bëhet fjalë për kompaninë inxhinierike ‘Energoinvest’ e cila ka firmosur një kontratë prej 29 milionë euro me Operatorin e Sistemit të Transmetimit në Shqipëri (OST), për të nderuar një pjesë të linjës së tensionit të lartë në Shqipëri.
Kur reshjet e dëborës mbuluan veriun malor të Shqipërisë këtë janar, erërat e forta dhe akulli shkaktuan shembjen e shtyllave të tensionit të lartë dhe nxorën jashtë funksioni linjën 400 kilovolt të energjisë elektrike që lidh digat mbi lumin Drin me Kosovën fqinje.
Linja e tensionit të lartë kishte filluar punë pak kohë më parë në dhjetor 2020. Koha e keqe dhe terreni i thyer bën që riparimet të mos fillonin deri në shkurt dhe linja të riparohej në maj. E financuar nëpërmjet një kredie nga banka shtetërore gjermane KfË, procedurat e tenderimit për pjesën shqiptare të projektit filluan në vitin 2011.
I shoqëruar nga akuzat për korrupsion, procesi i prokurimit u vonua për tre vjet deri në prill të vitit 2014, kur Operatori i Sistemit të Transmetimit në Shqipëri, OST, firmosi një kontratë prej 29 milionë euro me kompaninë inxhinjerike boshnjake ‘Energoinvest’ për të ndërtuar pjesën e linjës që shtrihej në Shqipëri, e cila mbaroi në mes të vitit 2016.
Megjithatë, tani, një seri dokumentesh të siguruara nga Rrjeti Ballkanik për Gazetari Investigative, BIRN, zbulojnë se duke filluar nga viti 2013, Energoinvest i pagoi në total 3.6 milionë euro një kompanie të vogël konsulence to regjistruar në Emiratet e Bashkuara Arabe në mars të atij viti – kompania ‘AL Energy Transmission’, e cila drejtohet nga biznesmeni shqiptar, Vasil Kallupi.
E kontaktuar me email dhe telefon, Energoinvest nuk ju përgjigj pyetjeve në lidhje me kompaninë AL Energy Transmission LTD, dhe nuk dha arsye pse i kishte paguar miliona euro një kompanie të sapokrijuar që kishte pak eksperiencë në sektorin energjetik. Drejtuesi i AL Energy Transmission, Vasil Kallupi nuk iu përgjigj një kërkese për koment.
Për të siguruar furnizimin me energji elektrike përmes importit, gjatë dy dekadave të fundit Operatori i Sistemit te Transmetimit në Shqipëri ka investuar në tre linja intekonjeksioni të tensionit të lartë.
Tenderi i parë për ndërtimin e linjës u mbajt nga OST ne mars 2011. Kompania kroate Dalekovod ofroi ta ndërtonte linjën për 36 milionë euro dhe Energoinvest për 29 milionë euro. Dalekovod u përzgjodh si fituese për shkak të ofertës më të mirë teknike. KfË dha dritën jeshile, por OST refuzoi ta nënshkruante kontratën.
Kur ndryshoi qeveria dhe socialistët e kryeministrit Edi Rama erdhën në pushtet, një tender i dytë u mbajt dhe në dhjetor 2013 oferta e Energoinvest prej 29 milionë euro u përzgjodh. OST-ja e nënshkroi kontratën në prill 2014 dhe Energoinvest e përfundoi pjesën prej 151-kilometra të linjës, midis Tiranës dhe kufirit me Kosovën në qershor 2016. Dalekovod ndërtoi pjesën kosovare të linjës së interkonjeksionit.
Në prill të viti 2020 Operatori Evropian i Sistemeve të Transmetimit, ENTSO-E, e lejoi Operatorin e Transmetimit të Energjisë Elektrike në Kosovë, KOSTT, që të largohej nga blloku i kontrollit me Serbinë dhe të krijonte një bllok të ri me Shqipërinë, duke krijuar Bursën Shqiptare të Energjisë, ALPEX.
Punë fitimprurëse konsulence dhe lidhje politike
E themeluar në vitin 1953 në Jugosllavinë socialiste, kompania Energoinvest me qendër në Sarajevë është një aktor i njohur në tregun e linjave të transmetimit në Ballkan dhe përpara tenderit të vitit 2013, kishte ndërtuar qindra kilometra linja të tensionit të lartë në Shqipëri.
Në vitin 2011, ajo punoi me Dalekovod në ndërtimin e linjës 400 kilovolt midis Shqipërisë dhe Malit të Zi; midis 2013 dhe 2016 u kontraktua nga OST për të ndërtuar linjën 110 kilovolt në jug të Shqipërinë; dhe në vitin 2020, sëbashku me kroaten Koncar, Energoinvest fitoi një tender 35 milionë euro për ndërtimin e linjës së tensionit të lartë midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
AL Energy Transmission LTD është themeluar në mars 2013 në Ras al-Khaimah, një nga shtatë emiratet që përbëjnë Emiratet e Bashkuara Arabe, nëpërmjet një kompanie që jep shërbime për regjistrime ‘offshore’ e quajtur ‘SFM Corporate Services’.
BIRN i mori dokumentet e regjistrimit të kompanisë nga një dosje me të dhëna – e njohur si Letrat e Pandorës – të rrjedhura për Konsorciumin Ndërkombëtar të Gazetarëve Investigativë, ICIJ.
Sipas këtyre dokumenteve, përfituesi fundor i kësaj kompanie – personi që është pronari dhe kontrollon kompaninë – është një grua 40 vjeçare nga Tirana e quajtur Jola Duro.
Ndërsa sipas planit të biznesit të kompanisë, të hartuar në shkurt 2013, përpara regjistrimit të saj, Duro listohet si menaxherja e zyrës dhe Kallupi si menaxher projekti. Sipas faqes në internet të kompanisë, Kallupi është themelues dhe administrator.
“Kompania ka një partner, Z.Vasil Kallupi,” shkruan plani i biznesit. Gruaja e Kallupit, Dëshira është tezja e Jola Duros. Duro nuk iu përgjigje një kërkese për koment.
Sipas planit të biznesit kompania u themelua me një kosto fillestare prej 8,600 euro me qëllimin të ofronte shërbime konsulence në sektorin e energjisë.
Sipas të njëjtit dokument stafi i kompanisë kishte eksperiencë në sektorin energjisë në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi dhe Kosovë, përfshirë në hartimin e projektit dhe ndërtimin e linjës 400 kilovolt Tiranë-Podgoricë dhe linjës 110 kilovolt në jug të Shqipërisë – të dyja të kontraktuara nga Energoinvest.
Dokumentet e para nga BIRN përfshijnë gjithashtu një deklaratë të llogarisë bankare të Al Energy Transmission nga banka Bendura me qendër në Lichtenstein, e cila mbulon transaksionit në periudhën nga viti 2013 deri në 2019. Sipas deklaratës, Energoinvest bëri 39 pagesa ndaj kompanisë së konsulencës për një vlerë prej më shumë se 3.6 milionë euro.
Transferta më e madhe prej 1.5 milionë euro, është bërë me 26 prill 2013, një muaj pasi AL Energy Transmission u regjistrua.
Shumica e parave nga llogaria janë tërhequr nëpërmjet një kartë debiti për udhëtime, por ka edhe transferta për llogari të Vasil Kallupit, gruas së tij Dëshira dhe nipit të saj, Sokol Sferdelli.
Për disa njerëz në Shqipëri Kallupi njihet si ‘Vasili i Vienës’ për shkak se ai ka jetuar në kryeqytetin e Austrisë në vitet 1990.
Gazetari dhe botuesi Ylli Rakipi i tha BIRN se Kallupi ka qenë i afërt me Fatos Nanon, ish-lideri i socialistëve që e drejtoi Shqipërinë nga viti 1997 deri në vitin 2005. Nano doli në pension dhe u transferua në Vienë.
“Kallupi ka qenë një nga shqiptarët e parë që ka shkuar në Vienë në vitet 90,” tha Rakipi në një bisedë telefonike. “Është marrë me biznesin e energjisë me firmat e ish-Jugosllavisë dhe ka pasur lidhje me Nanon”
Një ish-zyrtar i qeverisë që foli në kushtet e anonimatit gjithashtu konfirmoi se biznesmeni kishte lidhje me ish-kryeministrin.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38