Flash News

E-TJERA

“Një prokuror lëviz i blinduar”, Hoxha: Drejtori i policisë mori një SMS, 24 orë para deklaratës së Bashës

“Një prokuror lëviz i blinduar”, Hoxha: Drejtori i

Gazetari Artan Hoxha ka folur për dëshminë e krydemokratit Lulzim Basha para prokurorëve belg në SPAK, lidhur me çështjen “Toyota Yaris”.

Për ABC News, Hoxha tregoi se prokurorët belgë kanë tre pyetje për Lulzim Bashën: kush ia ka dhënë informacionin, a ka element të tjerë për të cilët Basha ka dijeni dhe si ka rënë në këtë informacion.

“Basha është paralajmëruar që në vitin 2018 që do jepte dëshmi para belgëve. E ka bërë një dëshmi në vitin 2019. Ky është një hetim i palës belge. Ata kërkojnë si është e mundur që Basha ka rënë në dijeni të atij informacioni. A ka elementë të tjerë që Basha ka rënë në dijeni dhe nuk i ka bërë publike. Interesimi tjetër i palës belge është për të ditur kush ia ka dhënë këtë informacion”, tha Hoxha.

Gazetari tregoi fakte të tjera. Sipas tij, vitin e kaluar një prokuror belg ka ardhur rreth 8 herë në Shqipëri, dhe ka lëvizur me masa të rrepta sigurie, me mjete të blinduara.

“Di që ky prokurori është prokuror federal. Vitin e kaluar ka ardhur 8 herë. Ai kërkon masa të forta sigurie kur vjen. Lëviz me mjete të blinduara. Siguria që i japin autoritetet tona e bëjnë atë të dukshëm. Nuk është i vetmi prokuror belg që vjen në Shqipëri”, deklaroi Hoxha.

Hoxha shtoi se në datën 20 qershor 2018, drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit i ka mbërritur një mesazh në telefon, i cili ka informuar për një ngarkesë që do të mbërrinte në dy pika kufitare. Sipas Hoxhës, ky mund të jetë i njëjti burim që ka informuar edhe Bashën.

“Në datën 20 qershor të vitit 2018, në orën 09:31 të mëngjesit i është dërguar ky mesazh drejtorit të policisë” Zoti drejtor desha të informoj për diçka me rëndësi. Sot në Durrës me 90%, Han i Hotit apo edhe Murriqan pritet të futet një karrotrec me disa mjete. Njëri ka para. Karrotreci është me targa AA120… shoferi quhet Shaban. Ky mesazh i është dërguar drejtorit të policisë së shtetit 24 orë para se ta deklarojë Basha. Dyshimet janë se nga i njëjti burim mund ta ketë marrë vesh edhe Basha”, u shpreh Hoxha.

Kujtojmë se pas përfundimit të dëshmisë në SPAK, Basha nuk pranoi të jepte komente rreth asaj çka foli me prokurorët belgë. E vetmja gjë që ai deklaroi ishte fakti se do të bashkëpunojë me drejtësinë belge dhe do të jetë gjithmonë në dispozicion.

Të fundit