Flash News

E-TJERA

Një qytetar nga Kosova mes të ndaluarve në protestën e opozitës: Nuk kam goditur njeri, po filmoja

Një qytetar nga Kosova mes të ndaluarve në protestën e

Gjatë protestës së opozitës të zhvilluar mbrëmjen e kaluar para Kryeministrisë, policia shoqëroi disa persona, mes të cilëve edhe një shtetas nga Kosova.

Në dëshminë e dhënë në komisariat, qytetari nga Kosova ka deklaruar se ndodhej rastësisht në zonën ku po zhvillohej protesta, duke theksuar se kishte ardhur në Shqipëri si turist për disa ditë. Sipas tij, ai ishte duke shëtitur në Tiranë në momentin kur u përball me grumbullimin e protestuesve.

Ai ka sqaruar se vendimi për t’u futur mes turmës lidhej me dëshirën për të bërë disa foto dhe video të protestës dhe të fjalimit të kryedemokratit Sali Berisha, të cilat synonte t’ia dërgonte babait të tij.

Qytetari ka mohuar kategorikisht çdo përfshirje në akte dhune.

Dëshmia:

Pyetjen e kuptova dhe dua të sqaroj se, unë kam ardhur në Shqipëri si turist për të qëndruar disa ditë, dhe sot me datë 22.12.2025 rreth orës 20.00 kam qenë duke dalë xhiro nëpër Tiranë dhe rastësisht ndodhem pranë protestës të organizuar nga Partia Demokratike.

Sqaroj se babai im ka qenë ish-ushtarak i UÇK dhe i cili ka pasur raporte të mira dhe respekti për Kryetarin e Partisë demokratike z. Sali Berisha, edhe unë gjithashtu e simpatizoj shumë këtë figurë politike të Shqipërisë dhe jam futur në mes të turmës për të shkuar dhe për të bërë disa foto me Z. Sali Berisha dhe të filmoja fjalimin e zotit Berisha për t’ja nisur babës me Wetsap, pasi baba im e simpatizon shumë Z. Berisha.

Dua të sqaroj gjithashtu se unë nuk kam ushtruar vepra dhune, nuk kam goditur njeri apo të kem dëmtuar ndonjë person që ka qenë aty në protestë dhe aq më pak punonjësit e policisë. Në lidhje me sqarime të mëtejshme do t’i jap në një moment të dytë proceduriale. Dua të vë në dijeni se vuaj nga probleme në shtyllën kurrizore, para disa kohësh kam bërë aksidente dhe aktualisht jam duke përdorur ilaçe.

Të fundit