Flash News
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
Një qytetar nga Kruja humb jetën nga Covid-19, 498 të infektuar në 24 orë
Një qytetar nga Kruja humb jetën nga Covid-19 në në 24 orët e fundit, bën me dije Ministria e Shëndetësisë.
Në raportin ditor, ministria sqaron se nga 1412 testime, kanë rezultuar 498 qytetarë të infektuar dhe 521 të shëruar.
“Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1412 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 498 qytetarë, në këto bashki:
147 në Tiranë, 36 në Durrës, 30 në Fier, 20 në Lushnje, 18 në Devoll, 17 në Sarandë, nga 16 qytetarë në Divjakë, Vlorë, 15 në Lezhë, 13 në Shkodër, 12 në Gjirokastër, 10 në Krujë, nga 9 qytetarë në Kavajë, Mallakastër, Korçë, 8 në Elbasan, nga 7 qytetarë në Kamëz, Pogradec, Kuçovë, nga 6 qytetarë në Shijak, Tepelenë, Peqin, nga 5 qytetarë në Mirditë, Dibër, Selenicë, Përmet, Berat, Dimal, nga 4 qytetarë në Malësi e Madhe, Patos, Kolonjë, nga 3 qytetarë në Kurbin, Vorë, Roskovec, Skrapar, Belsh, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Himarë, Gramsh, nga 1 qytetar në Fushë Arrës, Kukës, Has, Bulqizë, Mat, Delvinë, Dropull, Maliq, Poliçan, Librazhd, Prrenjas.
Janë 3,724 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 23 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Kruja 72 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.
Janë shëruar 521 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 316,796 që nga fillimi i epidemisë”, njofton ministria e Shëndetësisë.