Flash News

E-TJERA

Një qytetare fotografoi votën, ndërpritet procesi i votimit në një QV në Rrogozhinë

Një  qytetare fotografoi votën, ndërpritet procesi i votimit

Një qytetare është konstatuar se ka fotografuar votën në një Qendër Votimi në Rrogozhinë ku po votohet për kryebashkiakun e ri.

Kjo ka bërë që të ndërpritet procesi i votimit në këtë qendër.

Sot 32 mijë e 826 qytetarë të Rrogozhinës kanë të drejtën të zgjedhin  kryebashkiakun e ri mes kandidatit socialist Edison Memolla dhe të "Bashkë Fitojmë", Shkëlqim Hoxha.

Me ankesë të koalicioni “Bashkë Fitojmë”, për përsëritje të procesit Kolegji Zgjedhor vendosi të shpallë të pavlefshme zgjedhjet pas një sërë shkeljesh.

Të fundit