Flash News

E-TJERA

Një regjistër për të korruptuarit, qeveria ngre bazë të dhënash elektronike

Një regjistër për të korruptuarit, qeveria ngre bazë

Qeveria do të ngrejë një regjistër elektronik me të gjitha denoncimet anti-korrupsion. Regjistri do të ngrihet dhe menaxhohet nga njësia anti-korrupsion e Ministrisë së Drejtësisë.

Sipas vendimit të Qeverisë, palë të interesuara për të dhënat që do të ruhen në këtë regjistër janë Prokuroria e Posaçme dhe Prokuroria e Posaçme.

Në regjistër do të ruhen të dhënat për rastet e denoncuara, përfshirë këtu emrin e denoncuesit, apo NIPT-in në rastet kur është biznes, gjurmimi i denoncimeve, të dhëna statistikore mbi ecurinë e denoncimeve unifikimi i tyre.

Kjo bazë të dhënash do të ndërveprojë me regjistrin kombëtar të gjendjes civile, portalin unik e-Albania, platformën “Për Shqipërinë që duam” dhe me sisteme të tjera qeveritare.

Qasje në këtë regjistër ka njësi anti-korrupsion dhe rrjeti i koordinatorëve kundër korrupsionit, të cilët mund të ndërhyjnë për të përditësuar informacionin, por për çdo ndërhyrje në regjistër duhet të lihen gjurmë, përfshirë këtu identitetin dhe të dhënat e punonjësit që ndërhyn.

Ky parashikim është përfshirë në vendimin e Qeverisë me objektiv ruajtjen e konfidencialitetit të të dhënave të denoncuesve, që mund të jenë pre e presioneve dhe shantazheve të zyrtarëve, apo institucioneve që denoncojnë./ Euronews Albania

Të fundit