Flash News

E-TJERA

Një rrugë në SHBA, me emrin e heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu

Një rrugë në SHBA, me emrin e heroit kombëtar Gjergj

Një rrugë në Michigan të SHBA-së mund të marrë emrin e nderit të heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skenderbeu.

Këshilltarët e qytetit Donna Colorio dhe Etel Haxhiaj, të dy me origjinë shqiptare, i kanë kërkuar qytetit që të emërtojë rrugën "Salisbury" me emrin e nderit "Gjergj Kastriot Skënderbeu", raportojnë mediat vendase.

Emërtimi i rrugës do të kremtonte qendrën e komunitetit shqiptar të Worcester-it, Kishën Ortodokse Shqiptare të Shën Marisë, e cila do të festojë 40 vjetorin e saj këtë vit. Festivali shqiptar dyvjeçar i kishës - më i madhi i këtij lloji në SHBA - do të kremtojë 40 vjetorin e tij në qershor.

Emërtimi i rrugës Skenderbeu do të ishte vetëm emër nderi. Rruga "Salisbury" do të mbetet emri zyrtar i rrugës. Emri i nderit do të shtrihej në Park Avenue deri në linjën e qytetit Holden.

Etien Haxhiaj erdhi në SHBA në vitin 2001 gjatë një kohe trazirash politike në vend dhe përfundoi në Universitetin Clark në Worcester, i cili ka një nga komunitetet më të mëdha shqiptare në vend që numëron rreth 20,000.

 

Të fundit