Flash News

E-TJERA

"Një rrymë serbo-centriste po rreket në rajon", Meta flet për "Open Balkan": Kam dy rezerva!

"Një rrymë serbo-centriste po rreket në rajon", Meta

Presidenti Ilir Meta ka folur për "Open Balkan" gjatë një aktiviteti në Prishtinë, ku ka qenë i ftuar. Kreu i Shtetit ka shprehur dy rezerva, e para është gjuha imponuese dhe e dyta është rivalizimi i Procesit të Berlinit.

Këto janë argumentat kundër që Meta rendit për nismën që është "përqafuar" nga Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe është refuzuar nga Kosova, Bosnja e Mali i Zi.

Presidenti ka folur për një rrymë "serbo-centriste" që po përhapet në rajon, duke theksuar se Tirana dhe Prishtina nuk duhet të mbyllin sytë përballë provokimeve.

Sipas tij, mohimi i gjenocidit nuk mund të ecë paralel me aspiratat evropiane të dy shteteve shqiptare.

“Një rrymë serbo-centriste po rreket të gjallojë në rajon, përmes provokimit të vorbullave artificiale, ku as Tirana apo Prishtina nuk mund ti lejojnë vetes të tregohen indiferente apo symbyllta. Himinizimi i kriminelëve të luftës dhe mohimi i gjenocidit nuk mund të bashkëjetojnë me aspiratat evropiane dhe euro-atlantike të vendeve tona.

Çdo tentativë për të na tërhequr drejt një të ardhmeje përmes halucinacioneve të së shkuarës, duhet të ndesh me një refuzim të prerë. Në kuadër të bashkëpunimit rajonal po konstatojmë oshilacione të padobishme si në marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë ashtu edhe në raport me BE-në, e kam fjalën edhe për energjitë kaq të tepërta që po i përkushtohen Mini-Shengenit dhe Ballkanit të Hapur.

Rezerva e parë është parimore për sa koha bashkëpunimi është gjithëpërfshirës nuk mund të ofrohet me gjuhë imponuese, politikës përjashtuese dhe faktit të kryer. Rezerva e dytë lidhet me përpjekjet për të rivalizuar Procesin e Berlinit, që është gjithëpërfshirës dhe shoqërohet me garancinë financiare të BE-së”, u shpreh presidenti.

 

Të fundit