Flash News

E-TJERA

Një ruse në Shqipëri për të kontrolluar kufijtë e Ballkanit

Një ruse në Shqipëri për të kontrolluar kufijtë e

OKB-ja ka vendosur të sjellë në Shqipëri, vend anëtar të NATO-s dhe kandidate për anëtare të BE-së, një zyrtare të lartë ruse që do të mbikëqyrë kontrollin e kufijve të Evropës Juglindore.

Sipas shkresave të siguruara nga tpz.al, më 31 maj 2022, Zyra e OKB-së për Drogat dhe Krimin (UNODC) njoftoi Misionin e Përhershëm të Shqipërisë në OSBE, se Naida Chamilova është emëruar shefe e Zyrës së Programeve të UNODC-së në Shqipëri.

Një ruse në Shqipëri për të kontrolluar kufijtë e

Përmes një shkrese të datës 1 qershor 2022, ambasadorja e Shqipërisë në OSBE, Vjenë, Eglantina Gjermeni, njoftoi Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë, se Chamilova do të niste detyrën më 1 korrik, duke qenë njëherësh edhe Koordinatore Rajonale për Progamin e Kontrollit të Konteinerëve UNODC-WCO për Europën Juglindore.

Një ruse në Shqipëri për të kontrolluar kufijtë e

Sipas tpz.al, Ministria e Europës dhe e Punëve të Jashtme të Shqipërisë ende nuk ia ka dhënë kredencialet zonjës Chamilova, pa të cilat ajo nuk mund të nisë punë në Shqipëri.

Mbetet i paqartë motivi i emërimit të zyrtares ruse në Shqipëri, në një kohë kur vendi ynë me portin e Durrësit apo Rinasin, është lënë jashtë financimeve të UNODC-së, ashtu si dhe porti i Barit në Mal të Zi.

Zonja Chamilova ishte, ashtu siç e shënon në profilin e saj profesional në Linkedin, përfaqësuese e zyrës së UNODC-së në Kiev të Ukrainës dhe u largua pas nisjes së pushtimit rus.

 

 

 

 

 

 

Të fundit