Flash News

E-TJERA

Një shqiptar mes personave të shpëtuar nga gomonia e mbytur në Britani

Një shqiptar mes personave të shpëtuar nga gomonia e mbytur

Një shqiptar është ndodhur mes emigrantëve në gomonen që u mbyt sot në Kanalin e La Manshit.

TCH raporton se bëhet fjalë për një djalë i identifikuar si Denis, me origjinë nga veriu i Shqipërisë. Fatbardha Celaj një përkthyese Shqiptare e cila punon në spitalin e Kentbury në Britaninë e Madhe ka treguar se Denisi ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Ajo shprehet se djali është i traumatizuar dhe se deri tani vetëm ai është idenitifikuar si shqipfolës.

“Unë jam përkthyese  në Britani. Jam në spitalin e Kentbury aktualisht. Situata është shumë e ndjerë. Ndodhen 34 persona që i kanë shpëtuar tragjedisë. Mes tyre është një shqiptar, i quajtur Denis. Ai nuk do të prononcohet, unë kam kontaktuar me prindërit e tij. Vetëm Denisi është identifikuar si shqipfolës. Është nga veriu, gjendja është shumë mirë, por është i traumatizuar ende”, ka pohuar Fatbardha.

 

Të fundit