Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Një shqiptar zgjidhet nga NASA për të qenë banor i planetit Mars
Një shqiptar është përzgjedhur për të qenë një ndër banorët e parë që do të shpërngulen drejt planetit Mars, nëse në të ardhmen aty do të mund të zhvillohet jeta. Bëhet fjalë për 17-vjeçarin Bennet Nura.
Ai ka marrë pjesë në konkursin e hapur nga NASA për të gjithë banorët e botës, gjatë vitit 2020 para se raketa AtlasV të nisej për në planetin Mars. Bennet u përzgjodh nga NASA në mesin e 100 mijë njerëzve që pritet të bëhen pjesë e planetit Mars në të ardhmen
Djaloshi 17-vjeçar shprehet se tashmë i ka 2 pasaporta, një të NASA-s dhe atë holandeze, pasi ai jeton në Holandë. Bennet studion shkencat kompjuterike, njëkohësisht ndjek edhe kurse të IT-së.
"Ideja e këtij konkursi ishte që të zgjidhen 100.000 banorë virtual të Marsit, nga 7.8 miliardë banorë sa i ka bota. Këta të përzgjedhur, tashmë janë edhe banorë zyrtarë të këtij planeti, ku në mesin e tyre jam edhe unë.
Pra nëse planeti mars bëhet i banueshëm, ne si të përzgjedhur jemi të parët që kemi të drejtë jete atje. Mua më lindi ideja të vendos emrin tim së bashku me të tjerët në planetin Mars, në marshimin nga vetë faqja e internetit e NASA-s, pasi po e reklamonte në faqen e parë. Aty vetëm duhej të plotësohet një pyetësor me pyetje personale dhe të dërgohet. Më pas më erdhi konfirmimi dhe pasaporta nga NASA", tregon Bennet për RTK mënyrën e aplikimit në NASA për tu bërë banorë potencial në planetin Mars.
Me datën 18.02 2021 ne ora 9:55 raketa Atlas V ka ateruar ne Mars. Qëllimi i këtij udhëtimi ishte që të mblidhen mostra, për të parë nëse më herët aty ka pasur jetë. Sonda me gjashtë rrota, më e madhja dhe më e avancuara e NASA-s, ateroi të enjten, pas një udhëtimi shtatë mujor, prej 470 milionë kilometrash, nga Toka.
NASA i është bashkuar Agjencisë Evropiane të Hapësirës, për të sjellë shkëmbinj nga Marsi, që mund të tregojnë nëse ka ekzistuar ndonjëherë jetë në planetin Mars.