Flash News

E-TJERA

Një shqiptare e mbetur në Kabul, konfirmon Ministria e Jashtme: Ka nisur operacioni për shpëtimin e saj

Një shqiptare e mbetur në Kabul, konfirmon Ministria e Jashtme: Ka
Foto Ilustruese/ Kabul

Autoritetet shqiptare pohuan se nuk ka mbetur më asnjë shtetas shqiptar në Afganistan. Por pak më parë Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme konfirmoi se një shqiptare ndodhet në Afgaistan.

Sipas Balkan Web, shqiptarja e cila aktualisht ndodhet në Afganistan, punon prej vitesh për një organizatë ndërkombëtare jo fitimprurëse.

Ministria thekson se ka nisur një operacion në bashkëpunim me trupat amerikane për ta nxjerr shqiptaren nga Afganistani dhe për ta kthyer drejt vendit tonë.

Një ditë më parë talebanët morën kontrollin në pallatin presidencial të Kabulit, pas largimit të presidentit Ashraf Ghani. SHBA urdhëroi tërheqjen e trupave amerikane duke mbajtur vetëm kontrollin mbi aeroportin ndërkombëtar të Kabulit, ku qindra afganë kërkojnë të evakuohen nga vendi.

Një pjesë e afganëve të tërhequr nga territori do të strehohen në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Të fundit