Flash News

E-TJERA

Një shqiptare në Afganistan, Peleshi: Punonte për një organizatë të huaj, po bëjmë gjithçka për ta riatdhesuar

Një shqiptare në Afganistan, Peleshi: Punonte për një
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi 

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka dhënë detaje mbi shqiptaren e konfirmuar deri tani të mbetur në Afganistan, tashmë nën pushtetin e talebanëve.

Në një dalje për mediat, ndërsa ka komentuar vendimin e  qeverisë për strehimin e një grupi afganësh në vendin tonë, Peleshi tha se shqiptarja punonte atje për një organizatë të huaj dhe se qeveria është në bisedime për riatdhesimin e saj në vend.

“Një shtetase shqiptare punonte atje për një organizatë të huaj dhe kemi pasur informacion nga familja dhe po bëjmë gjithçka duhet për të bërë dhe riatdhesimin e saj në vendin tonë”, është shprehur Peleshi.

Të fundit