Flash News

E-TJERA

Një shqiptare triumfon në Oscars 2026, aktorja në rolin kryesor në “Two People Exchanging Saliva”

Një shqiptare triumfon në Oscars 2026, aktorja në rolin kryesor

Në mesin e fituesve gjatë ceremonisë Oscar 2026, u ngjit edhe një shqiptare. Luana Bajrami, regjisorja dhe aktorja kosovare bashkë me ekipin e filmit të saj të ri “Two People Exchanging Saliva”, mori çmimin “Filmi më i mirë i shkurtër”.

Regjisorët e filmit përmendën dhe prejardhjen nga Kosova të Bajramit, duke shtuar se është një projekt i punuar nga një ekip i përbërë kryesisht nga gratë.

Bajrami interpreton në film një personazh në një histori të vendosur në një Paris të pazakontë, ku puthjet janë të ndaluara me ligj. Rrëfimi paraqet një realitet absurd dhe të ftohtë, ku personazhet përballen me rregulla të çuditshme dhe kufizime të pazakonta.

Një shqiptare triumfon në Oscars 2026, aktorja në rolin kryesor

Të fundit