Flash News

E-TJERA

Një shtetas rus gjendet i pajetë në banesën e tij në Shëngjin, policia jep detaje

Një shtetas rus gjendet i pajetë në banesën e tij në
Foto ilustruese

Një 39-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij. Viktima me iniciale E.N ka shtetësi ruse. Ngjarja ka ndodhur në Shëngjin, Lezhë.

Policia bën me dije se shkaku i vdekjes është përdorimi i pijeve alkoolike dhe substancave të tjera. 39-vjeçari u gjet mbrëmjen e kaluar nga kunati i tij.

Sipas uniformave blu, në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Dyshohet se shtetasi rus kishte disa ditë që kishte humbur jetën.

"Rreth orës 22:40, të mbrëmjes së kaluar, në Shengjin, Lezhë,në katin e pestë të një  banesë, është gjetur pa shenja jete nga kunati i tij, shtetasi E.N.,39 vjeç, me shtetesi Ruse , i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojё e përdorimit të pijeve alkoolike dhe substancave të tjera", thuhet në njoftimin e policisë Lezhë.

Të fundit