Flash News

E-TJERA

Një "SPAK YOU" zyrtare, edhe prej "të pandëshkueshmëve"...

Një "SPAK YOU" zyrtare, edhe prej "të

Nga Gent Strazimiri

Hajdutja e pandehur zyrtarisht nga SPAK, Belinda Balluku, ka përshëndetur me një "SPAK YOU" të gjithë dashnorët e "drejtësisë së re".

Ka përshëndetur veçanërisht, madje në një "perfect timing", të gjithë ata që dje na shitën me një show live se "si" dhe "sa" po funksionon "drejtësia e re".

Ata që dje, në rokadën për kreun e SPAK, falënderuan me elozhe "ikësin" që nuk guxoi ta arrestojë dhe "hyrësin" që as ka ndër mend ta prekë, siç nuk preku "shefin", e akuzuar publikisht nga paraardhësi i Ballukut, për 17 VKM-të e inceneratorëve të miratuara brenda ditës (?!), pa u mbledhur qeveria (?!)...

Përshëndeti me një "SPAK YOU", edhe të gjithë analistët, politologët, gazetarët, strategjistët, kriminologët, domethënë të gjithë "kooperativën televizive" dhe kooperativistët përkatës që mbulojnë sektorin e "spakologjisë" në përgjithësi; domethënë, ata "që dinë se ç'do ndodhë" e "për çfarë po përgatitet SPAK" e, që kanë besim të patundur tek "drejtësia e re", "e pavarur" dhe, "e pastruar" nga vettingu që bëri e motra e të pandehurës Belinda Balluku...(?!)Mirëpo është një "SPAK YOU" kjo, që Belinda Balluku nuk e ka bërë vetëm!

E ka bërë përmes "palloshit të gjatë", i cili u përfshi jo se ajo është zëvendësi i dytë që ia kapin duke vjedhur; JO!

As se Balluku është i treti "numër 2" apo ministrja e pestë i që i kapin duke vjedhur, pastruar para apo duke trafikuar drogë; JO!

"Palloshi i gjatë" i Belindës u investua personalisht në këtë "SPAK YOU" sepse, ndryshe nga herët e sipërpërmendura, është vetë, personalisht i kapur sëbashku me të pandehurën e radhës si hajdute, me prova e fakte sekrete e publike.

Ironia qëndron në faktin se heqja e masës së pezullimit për Ballukun, një lloj "SPAK YOU" kushtetuese, nuk ka të sharë as juridikisht, as politikisht e as logjikisht, pavarësisht faktit se e kërkoi dhe e shkroi vetë "palloshi i gjatë".

Drejtësia, gjyqësori, ndërhyn që ç'ke me të tek ekzekutivi, brutalisht, me ligj, me instrumenta të përcaktuara madje ekstreme: I ve prangat!!!

Mirëpo SPAK nuk ka dashur të ndërhyjë... përkundrazi!!!

Në këto kushte hajdutja e pandehur së bashku me palloshin dhe Kushtetuesen po i thonë SPAK-ut dhe cilitdo që e mbështet dhe bën sikur nuk kupton:
* në je ai që thua, vëri hekurat, përndryshe "SPAK YOU"!!!!

Dhe unë, në respekt për veten time dhe logjikën bazike njerëzore, nuk mundem veçse të jem dakord...

Nuk mund të prekësh "të pandëshkueshmit" dhe njëkohësisht të mos shkaktosh tërmet politik...(?!)

Nëse tenton t'i bësh të dyja, "të pandëshkueshmit" të kthehen dhe me të gjithë të drejtën e Zotit, të përplasin në surrat, përveç pushteti që u dhe me reformën në drejtësi, me SPAK e me BKH, edhe logjikën njerëzore dhe praktikën historike kudo ku ka shtet ligjesh!!!

Kështu që përveç përshëndetjes time të përherëshme "SPAK YOU", tani keni edhe përshëndetjen e të pandëshkueshmëve.

Veçse ndryshe nga e imja, është një "SPAK YOU" supreme, "kushtetuese" dhe pushtetplotë nga çdo pikëpamje...!!

KAQ!

Të fundit