Flash News

E-TJERA

Një ‘Tirons’ merr komandën e luftanijejes amerikane 'USS Pearl Harbor'

Një ‘Tirons’ merr komandën e luftanijejes amerikane

Një shqiptar do të marrë komandën e luftanijejes amerikane 'USS Pearl Harbor' në qershor të 2025-ës.

Lajmin e ka bërë të ditur ambasada amerikane në Tiranë, ndërsa komandant Alban Dervishi tregon në një video rrugëtimin e tij drejt këtij suksesi profesional. 

"Një ‘Tirons’ që merr komandën e një luftanijeje amerikane! Njihuni me Komandant Alban Dervishin, shqiptaro-amerikani i cili do të marrë komandën e USS Pearl Harbor në qershor të 2025-ës.

I lindur në Tiranë dhe me origjinë nga një familje ushtarake, Albani dhe prindërit e tij emigruan në Shtetet e Bashkuara 25 vjet më parë për të ndjekur ëndrrën amerikane.
Ndiqni historinë e tij të suksesit në Marinën e ShBA", shkruan ambasada e SHBA në Tiranë. 

Të fundit