Flash News

E-TJERA

Një tjetër efektiv policie humb betejën me COVID-19

Një tjetër efektiv policie humb betejën me COVID-19

Një tjetër efektiv policie nuk ka arritur të fitojë dot betejën me COVID-19 në vendin tonë. Viktima është shtetasi Fatmir Belba, 58-vjeç nga Golemi.

Belba ndodhej prej disa ditësh në betejë me virusin, por pavarësisht kurimit dhe përpjekjes së mjekëve nuk arriti që ta mposhte dot dhe ka ndërruar jetë ditën e sotme.

Ditët e fundit ka patur një numër të lartë infektimesh të reja nga COVID-19, ndërkohë që dje u shënua rekordi i viktimave brenda 24 orëve si kurrë më parë që nga fillimi i pandemisë me 21 fatalitete.

 

Të fundit