Flash News

E-TJERA

Një tjetër flamur i kuq në projektin e aeroportit të Vlorës, tërhiqet partneri turk dhe shet 40% të aksioneve

Një tjetër flamur i kuq në projektin e aeroportit të

Ambientalistët dhe Komisioni Evropian ishin tashmë të alarmuar nga planet shqiptare për të ndërtuar një aeroport në një rajon bregdetar të pasur me biodiversitet. Tani një nga partnerët në projekt është tërhequr, duke marrë me vete ekspertizën e tij në aeroport.

Makineritë e rënda janë duke punuar shumë në fshatin shqiptar të Akernit, jo shumë larg nga laguna piktoreske e Nartës, duke ecur përpara me ndërtimin e një aeroporti në tokë që dikur ishte e mbrojtur.

Të alarmuar nga kërcënimi i një zone me bukuri dhe rëndësi të madhe natyrore në jug të Shqipërisë, grupet mjedisore kanë luftuar prej vitesh për të parandaluar ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, një projekt i përkëdhelur dhe premtim i fushatës së kryeministrit Edi Rama.

Por tani një tjetër flamur i kuq është ngritur mbi projektin pasi njëri nga dy partnerët vendosi të tërhiqej, duke i shitur 40 për qind të aksioneve partnerit tjetër për një shumë të vogël 4450 euro dhe duke marrë me vete përvojën në ndërtimin dhe funksionimin e aeroporteve nga Turqia, Kazakistani dhe Ukraina.

Zef Preci, një ekspert ekonomik me qendër në Tiranë, tha për BIRN se zhvillimi duhet të bjerë këmbanat e alarmit duke pasur parasysh faktin se ishte vetëm kompania në nisje – Grupi turk YDA – që ka ekspertizë të dëshmuar në transportin civil, një domosdoshmëri për çdo konsorcium që oferton për kontratën.

Është bërë praktikë që fillimisht hapet një konkurs për të tërhequr investitorë kompetentë dhe më vonë investitori kompetent ikën dhe transaksioni është me vlerë qesharake të ulët,” tha Preçi. 

Ndërtimi i konsorciumit përfshin një konglomerat Turk si “YDA Construction Industry and Trade”, drejtuesi i të cilit ka lidhje të afërta me partinë e presidentit Erdogan, AKP, dhe gjithashtu kontraktori tjetër Mabetex Group që zotërohet nga një prej miqve të Ramës, biznesmeni pasanik kosovar Behgjet Pacolli. Kompania e tretë e përfshirë 2A Group sh.p.k, është në pronësi të Valon Ademit, i cili deri në Korrik 2019 ka qenë Konsull Nderi i Shqipërisë në Kosovë. 

 Shqipëria ka dhënë dritën jeshile për të ndërtuar një aeroport të ri në një nga lagunat kyçe të Mesdheut, një vendim që Komisioni Europian dhe ekspertë të tjerë thonë që është në kundërshti me konventat ndërkombëtare dhe ligjet e vendit.

Të fundit