Flash News

E-TJERA

Një tjetër goditje në merkato për Romën e Murinjos, verdhekuqtë prezantojnë kampionin e Europës

Një tjetër goditje në merkato për Romën e Murinjos,

Andrea Beloti është zyrtarisht lojtari më i ri i Romës. Sulmuesi italian është bashkuar me verdhekuqët si një futbollist i lirë dhe do të vihet menjëherë nën urdhrat e Murinjos.

Prej kohësh flitej për një transferim të tijin në kryeqytetin italian dhe duket se çdo gjë është përmbushur, me Romën që e konfirmoi vetë transferimin e tij.

Beloti refuzoi shumë oferta nga Anglia, me kampionin e Europës që kërkonte vetëm Romën, ndërsa tani verdhekuqtë do të synojnë dhe Medi Kamara nga Olimpiakosi./PanoramaSport

Të fundit