Flash News

E-TJERA

Një tjetër infermiere humb jetën nga COVID-19 në vendin tonë

Një tjetër infermiere humb jetën nga COVID-19 në vendin

Është shënuar një tjetër viktimë nga radhët e bluzave të bardha për shkak të COVID-19. Bëhet fjalë për infermieren Fatime Poci, 57 vjeçe.

Lajmin e ka bërë me dije "Urdhri i Infermierit të Shqipërisë" përmes një postimi në rrjetet sociale. Fatime Poci ka një eksperiencë disa vjeçare në profilin e infermieristikës pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik në Librazhd dhe pranë Qëndrës Shëndetësore nr.4 në Tiranë.

Postimi i Urdhri të Infermierit të Shqipërisë:

Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të koleges sonë të nderuar Znj. Fatime Poci, 57 vjeçe prekur nga Covid-19.
Ndarja nga jeta e znj . Poci, është një humbje e madhe për familjarët, miqtë, kolegët dhe gjithë ata që e njihnin dhe patën fatin të punonin me të, me nje eksperiencë disa vjeçare në profilin e infermieristikës pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik në Librazhd dhe pranë Qëndrës Shëndetësore nr.4 në Tiranë.
Në emër të të gjithë kolegëve Urdhri i Infermierit të Shqipërisë i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve, miqve, kolegëve dhe gjithë të dashurve të saj për këtë humbje të pazëvendësueshme.

Të fundit