Flash News

E-TJERA

Një tjetër makinë "fluturon" në lumin Lana, drejtuesi përfundon në spital

Një tjetër makinë "fluturon" në lumin Lana,

Një tjetër makinë ka përfunduar në lumin Lana, ngjarje e cila dyshohet se ka ndodhur pasi drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin.

Policia e Tiranës njoftoi se aksidenti, fatmirësisht pa humbje jete, ka ndodhur rreth orës 5:30, në afërsi të rrethit të Shkozës.

"Shoferi F. H., 35 vjeç, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin në drejtim dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në lumin Lanë.

Drejtuesi i automjetit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit."

Vetëm një ditë pasi një polic i Shponjave përfundoi me gjithë makinë në lum.

Të fundit