Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
nga Alqi Koçiko
Një nga elementet më intrigues dhe shijues të procesit të leximit është se secili ka çelësin e tij, që mund të përputhet shumë, pak, ose aspak me përftimin që merr nga një vepër një lexues tjetër. Unë dua të flas shkurtimisht se si e kam lexuar unë romanin “Tri Jetët e Zotit P.”, që autori Virgjil Muçi - të cilin prej vitesh kam privilegjin t’i drejtohem me Xhili – e ka futur në kategorinë e realizmit fantazmagorik.
Po ndaj me ju një sekret të vogël: Vite më parë autori më ka dërguar një pjesëz të veprës, disa faqe - ishte ende në procesin e fermentimit atëherë – për të marrë një shije dhe për të dhënë një mendje. Nuk dija ç’ti thoja, përveçse që ajo që lexova ishte befasuese, ndryshe, e vështirë për t’u kategorizuar. Fantashkencë? Distopi? Nuanca nga realizmi magjik?
Dhe supozohej që unë të mos befasohesha nga Xhili, pas shumë vitesh bashkëpunim në revistën Klan që kam drejtuar për nëntë vite, ku ai kishte rubrikën e përjavshme, besoj se të vetme në median e shkruar asokohe, por edhe më vonë, të kritikës letrare. Dhe them kritikë në kuptimin parak të fjalës, pasi mjaft edicione të rubrikës ishin Kritika të vërteta, jo thjesht fjalët e mira, të zakonshme, për autorët.
Në këtë ndërhyrje modeste timen unë fatkeqesisht kam vetëm fjalë të mira, por po e vazhdoj me befasinë.
“Tri jetët e zotit P”, duke e lexuar, nuk të japin asnjë indicie sesi mund të jetë vazhdimi; nuk e parashikon dot se cfarë mund të vijojë më pas. E keni parasysh atë ndjesinë triumfaliste të parashikimit, kur lexon një vepër apo sheh një film dhe parandjenja jote në fund del e vërtetë? E dija, ky ishte vrasësi; apo, e thashë unë, ajo shërbyesja e hodhi helmin në gotë.
E pra, harrojeni. E vetmja që mund të parashikosh, nuk quhet hicfare parashikim sepse ta thotë titulli. Janë tri etapa, tre faza të Zotit P. si president i plotfuqishëm i një vendi të vogël, që nuk të jep përshtypjen e një diktatori klasik – mund të ishte sekush prej nesh, me dëshirën e pakufijshme për pushtet, pasiguritë dhe frikërat tona të vogla. Pastaj është një udhëtim i mrekullueshëm dantesk – por hiqeni nga mendja Danten. E vetmja e përbashkët krejt pa dashje me Komedinë Hyjnore është Virgjili, autori antik romak që shoqëroi Aligierin në udhëtimin e tij tëpërtejmë (dhe që nuk besoj se Dante i drejtohej me Xhili) – me Virgjilin, autorin modern shqiptar që në hije shoqëron zotin P, i cili në këtë pjesë flet në vetë të parë. Më impresionoi një tjetër gjetje; që autori ka ndërtuar botën e tij tëpërtejme, ku shkohet jo me varken e mjere te Karontit qe kerkon nje monedhe takes per te kaluar matane – a e merrni dot me mend – por me një kroçerë, dhe jo dosido. Një super-anije që quhet Titanik, fatin e së cilës e merrni me mend. Nje anije gati-turistike qe sepse ne solli ndermend sukseset e tanishme te turizmit.
Do përpiqem t’u shmangem detajeve që do tradhëtonin pa kthim narrativën e romanit, cka brezi i internetit dhe smart-fonëve e quajnë spoiler; Virgjili i fut me shumë kujdes anglicizmat në tekst, vetëm në raste si ky që sapo ilustrova. Dhe këtu po ndalem pak tek ajo që nuk më befason aspak nga Virgjil Muci sepse e prisja: Shqipja e tij është e pastër – përveçse tejet e pasur – aq sa një lexues i ri, i pamësuar me këtë lloj gjuhe, mund të ndihet ligsht nga oksigjeni i tepërt, si atyre që u merren mendt kur dalin në natyrë pas shumë kohësh në pluhurin e qytetit.
Virgjil Muçi i sugjeron lexuesit të mos lodhet më kot duke u përpjekur ta lidhë Presidentin, pra zotin P, me emra të përvecëm konkretë të realitetit tonë. Mbase ka të drejtë, por unë nuk mund të mos vija re disa grimca presidenciale të epokës sonë – në fakt, të disa presidentëve dhe ish presidentëve këtej rrotull, jo thjesht të Shqipërisë – ndërsa portretizimi që ai i bën shefit të kabinetit, besoj se është universal. Është shefi klasik, i përjetshëm dhe i gjithkohshëm i kabinetit këtu dhe në çdo vend tjetër të epokës moderne. Që në thelb nuk ka shumë dallim nga shambellani i dikurshëm i mbretit. Sherbetor deri ne bezdi dhe i gatshem te te beje gropen ne moment dobesie.
Në pjesën e tretë; më saktë në jetën e tretë dhe treqind vjet më vonë dhe në tjetër planet, zoti P nuk është më president, por bletërritës shembullor.
Brezi ynë që është rritur para viteve 90-të, do thoshte, bletërritës i dalluar. A është vallë kjo një ftesë, një sugjerim, apo keshille e Virgjil Muçit për dashnorët e sëmurë të pushtetit sot? Se jane ende ne kohe per te lene dicka te mbare pas; se parate nuk do ti marrin me vete? Se kjo ideja e pushtetit per hir te pushtetit eshte kaq efemere dhe iluzore, sa edhe e kote? Mund të na e thotë ai, por mua më ngjajnë si
Vargjet e Naimit tek përmbledhja Lulet e Verës,
Hiqni dorë, hiqni dorë / Mblidhni mendtë e turpërohi! Mos u bëni tradhëtorë / Se pastaj do të pendohi!
E mbyll këtë fjalë me këtë thirrje naimiane, siç e lexoj unë, të Virgjil Muçit nga një planet tjetër. Quhet Planeti i shkrimtarit.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38