Flash News

E-TJERA

Një ujësjellës nga Gjirokastra në Puglia, ç'përfiton Shqipëria nga projekti 1 miliardë euro

Një ujësjellës nga Gjirokastra në Puglia,

Një ujësjellës me tubacione nënujore po planifikohet të ndërtohet në Detin Adriatik për të dërguar ujë nga Shqipëria drejt Italisë, pasi kjo e fundit gjendet përballë një krize.

Prestigjiozja italiane “Corriere Della Sera” shkruan se bëhet fjalë për një projekt që ka për bazë një infrastrukturë me më shumë se 2 mijë kilometra rrjet uji. Tubacioni nënujore planifikohet të sjellë ujë nga Gjirokastra drejt Puglias.

Sipas Corriere, ujësjellësi në fjalë ka ardhur si një propozim i presidentit të Confindustria Puglia që përfaqëson kompanitë italiane që prodhojnë përtej Adriatikut.

“Këtu, në Pulia, kemi aftësitë për të qenë një pikë referimi kombëtare për politikën e ujit. Kemi Ujësjellësin Pulian, më të madhin në Evropë, stacionin e parë kontraktues në Pulia. Të bashkuar buzë detit Adriatik kemi, këtu, përballë Shqipërisë, një vend shumë të pasur me ujë. Ne kemi marrëdhënie të jashtëzakonshme afërsie me Shqipërinë. Ne kemi një mundësi të madhe për të trajtuar krizën e ujit në mënyrë parandaluese. Ne mund t'i japim jetë një projekti të madh dhe ambicioz: të ndërtojmë një infrastrukturë mbresëlënëse ujore në detin Adriatik midis Pulias dhe Shqipërisë”, ka thënë presidenti i Confindustria Puglia.

Për të ndërtuar infrastrukturën do të duheshin 4 vjet punë dhe një miliard burime uji. Tubacioni nënujor do të jetë 85 kilometra i gjatë. Qëllimi është të transportohen 150 milionë metra kub ujë në vit në Pulia me një tubacion nënujor që do të arrinte 850 metra nën nivelin e detit në pikat më të thella.

Javët e fundit, presidenti i rajonit të Pulias, Michele Emiliano i shkroi kryeministrit shqiptar Edi Rama për të shprehur interesin për punën e madhe. Edhe Shqipëria do të kishte një kthim, duke qenë se do të hapeshin edhe 8000 vende të reja pune direkte dhe indirekte.

Të fundit