Flash News

E-TJERA

“Një vajzë e vogël po qante e veçuar”, Meta tregon një histori nga viti ‘99

“Një vajzë e vogël po qante e veçuar”, Meta

Në fjalën e tij gjatë vizitës në Prishtinë, presidenti Ilir Meta solli në vëmendje luftën e Kosovës, duke treguar një histori. Kreu i Shtetit tregoi kur në vitet ’99 ministrja italiane e asaj kohe vizitoi të larguarit nga lufta, që ishin strehuar në Kukës.

Meta tregoi se një vajzë e vogël, e uajtur Saranda, kishte tërhequr vëmendjen e ministres. Ai shtoi se emrat, tregojnë lidhjen vëllazërore që kanë shqiptarët nga të dyja anët e kufirit.

“Duke ardhur dje në Prishtinë po mendoja 4 javët e para të situatës në Kukës pas nisjes së ndërhyrjes së NATO-s në 24 mars 99 ditën kur mbushja 30 vjet.

Kujtoj ato pamje të pabesueshme për javë të tëra të nënave të moshuarve të fëmijëve që vinin të shpëtonin jetën e tyre dhe të afërmit. Shkëlqeu fisnikëria e kuksjanëve, të pambështetur nga shteti, kanë qenë javë të paharruara dhe që krijuan bindjen se nuk ka vështirësi që nuk tejkalohet.

E para vizitore në Kukës ishte ministrja e Brendshme e Italisë. Asaj i bëri përshtypje një vajzë e vogël që qante më vete. E pyeti si e quanin.

Saranda u përgjigj vajza. Më bëri shumë përshtypje sepse është një emër shumë i veçantë dhe shpresoj që ajo vajzë të mos ketë humbur familjarët si shumë fëmijë të tjerë.

Ka pasur një garë të madhe në Kosovë të çojnë më shumë Saranda në Sarandë. Emrat tregojnë sa e fortë është vëllazëria jonë dhe dashuria për njëri-tjetrin”, u shpreh Meta.

 

Të fundit